Page 143 - Demo
P. 143
3 Tregoni nёse fjalët e nënvizuara janё emra, parafjalë apo ndajfolje.Proza e tij ka në qendër botën e njerëzve krejtёsisht të veçantë sepse ajo vërtitet rreth unit të izoluar, të harruar nga shoqëria. Dielli kishte perënduar nё rrëzë tё malit dhe qyteti po mbulohej ngadalë nga velloja e natёs. U ul në karrigen përballë dhe filloi të shihte nga dritarja, sikur ato që thuheshin s’kishin lidhje me të. Në orën nëntë të mëngjesit, një cicërimë zogjsh që kishin ngritur folenë rrëzëballkonit, ia nxori gjumin. Kishte shumё frikё se mos bёnte ndonjё gabim dhe turpërohej faqe tё gjithёve. Ai ishte nё rreth miqёsie tё largёt dhe mezi priste tё prezantohej me familjen e tij.Disa fshatarë të ardhur nga larg, kishin me vete nga një bohçe, që e vinin te këmbët; kurse te porta jashtё gjëja e parë që i binte në sy gjeneralit, kur ndalte makinën, ishin biçikletat.Mendimet, sapo i shkrepnin në tru, treteshin përsëri si avulli i hollë i pranverës në një faqe mali.4 Formoni fjali me: afёr, pranё, pёrballё, nga, poshtё, pёrreth, duke i pёrdorur njё herё si parafjalё dhe njё herё si ndajfolje.5 Fjalёt: majё, ballё, buzё, anё, faqe, rreth, shkak, pёrdorini nё fjali njё herё si emra, një herë herё si parafjalё.6 Shkruani njё lajm rreth panairit tё fundit tё librit, duke pёrdorur parafjalё tё rasave tё ndryshme.141

