Page 144 - Demo
P. 144
TË LEXUARITÇfarë hapësire ka zënë gjuha shqipe në Internet dhe cili është ndikimi i Internetit në gjuhën shqipe? Sigurisht, kjo pyetje kërkon studime më të thella linguistike, sociolinguistike e psikolinguistike. Ndikimi i Internetit ka prekur jo vetëm sistemin e shqipes, por ka nxitur edhe zhvillimin e dukurive të ndryshme shoqërore e psikologjike të ndërlidhura me përdorimin e gjuhës në Internet. Vlen të përmendet qysh në fillim se vendimi i Kongresit të Manastirit (1908) për të përdorur alfabetin latin për shkrimin e shqipes ka pasur ndikim vizionar. Tastierat e shkrimit të kompjuterëve janë ndërtuar kryesisht me alfabet latin dhe kjo e ka lehtësuar edhe shkrimin e shqipes. Ndonëse sot sistemi i kodimit UNICODE ka përparuar mjaft dhe mundëson shkrimin e mbi 65 000 karaktereve (fonemave shkronja), shqipja pa problem mund të shkruhet me alfabet latin me shkronjat të cilat gjenden në tastierat standarde. Problemi i shkrimit të shkronjave Ë/ë dhe Ç/ç është zgjidhur përmes zëvendësimit me simbole (Ë = Alt + 0203, ë = Alt + 137; Ç = Alt + 128, ç = Alt + 135).Me përhapjen e Internetit në mesin e shqipfolësve ka filluar edhe zhvillimi i teknologjive softuerike për ta lehtësuar përdorimin e shqipes në teknologjinë informative dhe në Internet. Kështu, për të lehtësuar përdorimin e gjuhës standarde shqipe në shkrim, është zhvilluar softueri për korrektorin automatik të shqipes standarde, që mundëson përmirësimin e fjalëformave, të rasave e zgjedhimeve të caktuara të shkruara gabimisht në shkrimet përmes programit Microsoft Word. Një tjetër arritje është zhvillimi i Fjalorit Elektronik të Shqipes dhe zhvillimi i fjalorëve dygjuhësh anglisht-shqip/shqip-anglisht, si dhe fjalorë të shqipes e të disa gjuhëve të tjera botërore. Krahas këtyre, janë përkthyer në gjuhën shqipe edhe sistemet operative Windows XP dhe Windows Vista, duke mundësuar përdorimin e kompjuterit ANALIZË TEKSTI INFORMUES-PARAQITËS142

