Page 147 - Demo
P. 147
7 Si i kuptoni fjalitë e mëposhtme të shkëputura nga teksti?Këtu të shtojmë se, ndonëse nuk kemi të dhëna për këtë çështje, Interneti mbase mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e varieteteve të rrezikuara të shqipes, siç janë arvanitishtja dhe arbërishtja....që mundëson përmirësimin e fjalëformave, të rasave e zgjedhimeve të caktuara të shkruara gabimisht në shkrimet përmes programit Microsoft Word.Një riprodhim të qëndrueshëm kanë edhe pasthirrmat dhe, përveç emotikonëve, edhe format e shkruara, që synojnë të paraqesin gjendjen emocionale të bashkëbiseduesve, si p.sh.: hahaha (të qeshur), mmmm (për të shprehur kënaqësi a shije)...8 A jepet në tekst informacion për zhargonin e të rinjve në Internet? Po për ndikimet që pëson gjuha shqipe në rrafsh sintaksor, gjatë përdorimit të saj në Internet?9 a) Bëni një listë të shkurtimeve që ju vetë përdorni në komunikimin virtual (në Facebook, Instagram, Viber, Whatsapp) me miqtë tuaj.b) A mendoni se gjuha mund të “prishet” nga të shkruarit me shkurtime? Po nga përdorimi i fjalëve e shprehjeve nga gjuhët e huaja?10 Nëse do ta kishit shkruar ju këtë shkrim, çfarë do të përfshinit në seksionin e shtojcave?Adresa dyqanesh, ku mund të blihet programi i korrektorit të gjuhës shqipe. Adresa interneti nga ku mund të shkarkohet Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe.Një listë të fjalorëve shqip-gjuhë e huaj, që mund të gjenden në formë elektronike në Internet. Listë më të plotë të shkurtimeve, që përdoren në të shkruar. Tjetër: .145

