Page 148 - Demo
P. 148


                                    TË FOLURITPREZANTIMIPër të bërë një prezantim të mirë duhet:të njihni mirë temën dhe argumentin për të cilin do të flisni;të dini të kontrolloni emocionet;të përqendroheni mendërisht para se të flisni (Mund të përgatitni një skelet ku të renditni ato që do të thoni, në mënyrë që të ruani rrjedhën logjikë të prezantimit.); të njihni karakteristikat kulturore, sociale dhe nivelin e dëgjuesve, me qëllim që të përshtatni të folurin dhe të jeni i mirëpritur prej tyre;të dini të tërhiqni vëmendjen dhe interesat e dëgjuesve gjatë gjithë kohës.Që të kuptoheni nga dëgjuesit, duhet:t’i shqiptoni qartë dhe me kujdes fjalët;të flisni me gjeste, me ritëm dhe me ulje e ngritje të zërit;t’i shprehni qartë dhe me koherencë konceptet (ide, fakte, argumente);të përdorni terma të saktë dhe të përshtatshëm.Hapat për të realizuar një prezantim të mirëPara prezantimit Zgjidhni temën e prezantimit.Mblidhni materiale që lidhen me temën.Bëni pyetje paraprake për të njohur interesat e pjesëmarrësve për temën e prezantimit. • Cilët do të marrin pjesë në këtë prezantim?• Çfarë dinë ata në lidhje me temën që do të prezantohet?• Çfarë do të donin pjesëmarrësit të dinin në lidhje me temën që do të prezantohet?• Çfarë dua unë t’u paraqes atyre në lidhje me temën që do të prezantoj?Planifikoni prezantimin tuaj, duke mbajtur parasysh se përmbajtja dhe struktura e tij janë të rëndësishme dhe ndikojnë në suksesin e prezantimit (Prezantimi ka: një hyrje, një problematikë përmbajtësore, një mbyllje të shoqëruar me përfundime.). Tregoni kujdes me mbingarkesën e materialit, e cila mund të çojë drejt humbjes së interesit nga dëgjuesit. Thjeshtoni përmbajtjen e prezantimit, nëse është e nevojshme.Prezantimi është një veprimtari paraqitëse të foluri, që realizohet përmes një takimi a ceremonie, ku dikush tregon, përshkruan ose shpjegon diçka për një grup tjetër njerëzish.146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152