Page 149 - Demo
P. 149


                                    Gjatë prezantimitBëni të qartë qëllimin e prezantimit, duke shpjeguar pse është kërkuar ky prezantim, si dhe pritshmëritë që keni për të.Njihni pjesëmarrësit. Fillimisht thoni diçka për veten dhe mirëprisni prezantimin epjesëmarrësve. Struktura dhe përmbajtja janë të rëndësishme. Fillimisht bëni një prezantim të shkurtër të strukturës dhe më pas vazhdoni të shtjelloni argument pas argumenti përmbajtjen. Tregohuni të natyrshëm dhe besoni në suksesin e punës suaj. Natyrshmëria kërkon më shumë maturi për planifikimin e prezantimit, sepse të thjeshtësosh gjërat, të ndash thelbin nga detajet, të përzgjedhësh midis tyre, është gjëja e duhur.Pas prezantimit Mirëprisni pyetje, jepni përgjigje, bëni komente, falënderoni.1 a) Zgjidhni njërën nga temat e mëposhtme për të bërë një prezantim. Vështirësitë në të lexuar Gjuha standarde Botimet e reja b) Shkruani një listë me pyetje të cilave do t’ju jepni përgjigje gjatë prezantimit të temës. c) Shtoni në listë pyetje të cilat mendoni se do t’ju vijnë nga dëgjuesit gjatë prezantimit.2 Plotësoni pyetjet që i bëtë vetes për tri çështje që mendoni se janë të rëndësishme, të cilat mund t’jua bëjë edhe audienca juaj gjatë prezantimit.3 Shtjelloni përmbajtjen e prezantimit. Mos harroni të përdorni grafikë dhe diagrame.4 Përmblidheni përmbajtjen e prezantimit në çështje dhe nënçështje.5 Hidheni prezantimin tuaj në Power Point.6 Prezantoni temën tuaj para klasës. USHTRIME147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153