Page 151 - Demo
P. 151


                                    1 Nënvizoni përcaktorët në pjesën e mëposhtme.Edhe sot, pas kaq vjetësh mërgimi, kur e kujtoj atë mëngë të fshatit: mullirin e vjetër të Shkumbanores, me çati të zbardhyltë e të kërrusur nën degët e arrës, myshkun e gjelbër të remës, kulprat e varura, shkumbën e bardhë që dilte vrulltas ndër mijëra stërkala… vjen e më rëndon në zemër një mallëngjesë e tillë që nuk e tregoj dot me fjalë.2 Klasifikoni përcaktorët e nënvizuar më sipër sipas tabelës së mëposhtme.Përcaktori kryefjalës i kundrinorit i rrethanorit3 Zgjeroni grupet e fjalëve në fjalitë e mëposhtme me përcaktorë të ndryshëm.Java filloi me shi. Vajza i vuri librat në raft.Mbi komodinë kishte një abazhur dhe një orë.Nga larg dëgjoheshin zëra dhe bori makinash.4 Rishkruani fjalitë e mëposhtme duke hequr përcaktorët aty ku është e mundur.Nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujëra të rrëmbyeshëm, mjegull të dendur dhe erë të fortë.Në strehët e pullazit, pikat e shiut i priste një grackë e panjohur, lugu prej llamarine.Porta e jashtme dhe porta e brendshme dridheshin nga era e fortë.Përrenjtë mbi faqen e malit ngjanin si gjarpërinj të ngordhur e të tharë.5 Në pjesën e mëposhtme, nënvizoni përcaktorët dhe qarkoni rrethanorët. Dalloni fjalët e tyre drejtuese.Midis reve, herë pas here ndriçonte dielli. Binte një shi me pika të rralla, që dukej sikur buzëqeshte me vete. Porta e drunjtë u hap dhe prej saj doli Kako Pinua. E imët, veshur krejt me të zeza, me çantën e kuqe të veglave nën sqetull, u nis me hapa të lehtë për rrugë. Shiu binte lehtë dhe gëzueshëm. Diku bëhej dasmë.USHTRIME149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155