Page 154 - Demo
P. 154


                                    TË SHKRUARITPlanifikimi i esesë informuese-paraqitëseNë këtë fazë:Përqendrohuni në thelbin e temës së saj dhe përcaktoni se si do ta shtjelloni atë: përmes dhënies së përkufizimeve, të klasifikimeve, të krahasimeve ose sipas raporteve shkak-pasojë.Identifikoni fjalët kyçe dhe idetë. P.sh.: Fjalë kyçe: e bukura, arti i fjalës (Tema: Ç’është e bukura në artin e fjalës?)Përqendrohuni në çështjet kyçe, duke u mbështetur në burimet e fushave të ndryshme: letërsisë, historisë, shkencës, filmave, apo përvojave personale për të shtjelluar temën.P.sh.: Përqendrohemi në fjalën kyçe e bukura (Tema: Ç’është e bukura në artin e fjalës?)dhe renditim informacionet që kemi për të.Ndërtoni skeletin e tekstit sipas strukturës hyrje, zhvillim, mbyllje.Hartimi i esesë informuese-paraqitëseNë këtë fazë:Shkruani hyrjen e esesë suaj. Një hyrje e mirëformuluar tërheq vëmendjen e lexuesit, ndërsa një hyrje konfuze mund të krijojë një përshtypje fillestare negative te lexuesit. Prezantoni aty konceptet e rëndësishme dhe dukuritë që ngacmojnë interesat e lexuesit.Shkruani zhvillimin duke përdorur fakte dhe shembuj, të cilët i keni gjetur nga hulumtimet në literaturë ose në burime të ndryshme. Kujdesuni të shkruani në formatin e një shpjegimi, pasi shkrimi juaj nuk është një tregim.Çdo paragraf në trupin e esesë duhet:• të fillojë me një fjali temë;• të përqendrohet në një ide kyçe;• të ndjekë koherencën tekstuale;• të mundësojë lidhjet me paragrafët e tjerë;• të ketë gjuhë objektive dhe formale.SHKRIMI I NJË ESEJE INFORMUESE-PARAQITËSEEseja informuese-paraqitëse është një nga llojet e shkrimit joletrar në të cilin autori shpjegon, informon, analizon (interpreton një çështje të veçantë në një fushë të caktuar). Në këtë lloj eseje autori zgjedh të shtjellojë temën në forma të ndryshme, p.sh.: përkufizon, klasifikon, krahason ose e jep dukurinë në procesin shkak-pasojë. Ai e shoqëron tekstin me ilustrime, si: harta, grafikë, tabela etj.152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158