Page 155 - Demo
P. 155
Mbani parasysh rëndësinë e përdorimit të fjalëve lidhëse, të cilat e bëjnë tekstin më koherent.Paraqitja e shkaqeve Paraqitja e pasojave Sepse…; Ështё shkaktuar si …; Nёse…; Nё saje tё … ; Qё prej…; Nё pёrgjigje tё … etj.Si rezultat…; Do tё çonte nё…; Kёshtu…; Pёr kёtё arsye…; Si pasojё…; Pёr kёtё; Me pёrfundimin qё…; Kёshtu qё…; Prandaj… etj. Shkruani mbylljen dhe përfundoni esenë tuaj. Mund të shkruani disa lloje mbylljesh, p.sh.:• Përmblidhni përfundimet e shpjegimeve tuaja, pa paraqitur shembuj krejt të rinj.• Formuloni mbylljen me fjali që nuk përsëritin hyrjen, por që kanë lidhje me të.Rishikimi i esesë informuese-paraqitëseLeximi i parë: kontroll i përmbajtjes Sigurohuni që tema të jetë shtjelluar plotësisht. Shmangni përsëritjen e ideve duke parafrazuar nëse është e nevojshme. Leximi i dytë: kontroll i formës Verifikoni strukturat sintaksore të fjalive dhe gjatësinë e tyre në përputhje me mendimin. Shmangni përdorimin e ligjërimit bisedor. Përzgjidhni fjalët me kujdes, duke dhënë shpjegime të qarta për termat e përdorur.Përdorni shenjat e duhura të pikësimit. Respektoni ndarjet në paragrafë. Verifikoni nëse hartat, grafikët, tabelat etj., janë në vendin e duhur.Përpiquni të krijoni një stil vetjak të shprehuri për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.Procesi i të shkruarit përmbyllet me hedhjen e esesë në të pastër.Lexoni modelin e dhënë të esesë informuese-paraqitëse: Interneti dhe mediat sociale Një nga prirjet më të parashikueshme të preferencës së kësaj grupmoshe që në fillim të anketimit ishte përfshirja gjithnjë e më e madhe e internetit në jetën e përditshme të të anketuarve. Për këtë arsye, pyetësori u përqendrua mjaft te ky aspekt dhe te përdorimi i mediave të reja nga fëmijët dhe të rinjtë. Një nga pyetjet kishte të bënte me shpeshtësinë e përdorimit të internetit nga ky grup. Ashtu si pritej, shumica dërrmuese e tyre e përdorte internetin shpesh. Grafiku i mëposhtëm dëshmon zakonet e përdorimit të internetit nga të rinjtë.Siç mund të shihet, 407 persona nga 500 e përdorin të paktën një herë në ditë, por në fakt shumica e përdor disa herë në ditë. Ndërkohë, vetëm 6 persona thanë se nuk e përdorin internetin. Ky përdorim kaq i gjerë i internetit është padyshim i lidhur me rëndësinë në rritje që USHTRIME153

