Page 157 - Demo
P. 157


                                    SINTAKSËPërcaktor kallëzuesor i kryefjalës Vajza qëndronte indiferente.i kundrinorit Shikimin e kishte të akullt.Lidhja dyanësore e dallon përcaktorin kallëzuesor nga të gjitha gjymtyrët e tjera, të cilat kanë vetëm një fjalë drejtuese.Si realizohet lidhja dyanësore në fjalinë e mëposhtme? Duart i kishte të ftohta. Mbiemri “të ftohta” kryen funksionin e përcaktorit kallëzuesor. Ai hyn në marrëdhënie rrethanore më kallëzuesin “kishte”: si i kishte (duart)? - të ftohta.Në marrëdhënie përcaktore me kundrinorin “duart”: ç’duar? - të ftohta.Pra, përshtatet në gjini, numër dhe rasë me emrin që shërben si kundrinor. Vëreni ndryshimin e mbiemrit në varësi të emrit me të cilin lidhet: Dorën e kishte të ftohtë. Mbiemri vendoset në numrin njëjës, rasa kallëzore, ashtu si emri “dorën”.Përcaktori kallëzuesor mund të hyjë në marrëdhënie përcaktore edhe me kryefjalën: Ca re qëndronin kërcënuese mbi kokat tona. Ç’re? – kërcënuese. Si qëndronin? - kërcënuese.PËRCAKTORI KALLËZUESORPërcaktori kallëzuesor është gjymtyrë e dytë e fjalisë që krijon lidhje dyanësore në fjali: hyn në marrëdhënie rrethanore me kallëzuesin dhe në marrëdhënie përcaktore me kryefjalën ose kundrinorin. Mbani mendVëreni lidhjen dhe funksionin e mbiemrit “i verdhë” në fjalitë e mëposhtme.Fytyra e tij mori një ngjyrë të verdhë.Ishte i verdhë dhe pa farë shprehjeje në sy.Djali u bë i verdhë në fytyrë.Çfarë dallimi vini re lidhur me funksionin e këtij mbiemri dhe lidhjet e tij në fjali?155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161