Page 158 - Demo
P. 158


                                    1 Dalloni përcaktorët kallëzuesorë të kryefjalës nga ata të kundrinorit.Punën nuk e kishte dhe aq të lodhshme. Shtëpia i dukej e huaj. Të ftuarit mbetën të zhgënjyer nga pritja. Ky popull, besën e ka të shenjtë. Këta i kemi tanët. Varkën e gjeti të boshatisur.2 Dalloni përcaktorët kallëzuesorë nga rrethanorët e mënyrës.E shikonte vrenjtur. Shikimin e kishte të vrenjtur. Ai vend i dukej tepër i ftohtë. Nuk e di pse sillej aq ftohtë. Zëri i saj i tingëlloi i huaj. Silleshin si të huaj. Nuk e shihte veten të ngeshëm për këto punë. E kishte marrë ngeshëm këtë punë.3 Me mbiemrat i kripur, e lehtë, ndërtoni katër fjali në të cilat ata të shërbejnë përkatësisht si përcaktor kallëzuesor dhe si gjymtyrë emërore e kallëzuesit emëror.4 Ndërtoni pesë fjali ku përcaktori kallëzuesor të jetë i shprehur me:emër grup emëror mbiemër përemër formë foljore të pashtjelluar 5 Dalloni pohimet e sakta. V G  Përcaktori kallëzuesor varet nga kallëzuesi. Përcaktori kallëzuesor ka dy fjalë drejtuese. Përcaktori kallëzuesor vendoset gjithnjë pas kallëzuesit. Përcaktori kallëzuesor shprehet edhe me folje të shtjelluar.Përcaktori kallëzuesor mund të shprehet me: emër Djalin e tij të vogël, tashmë e gjeti burrë.emër me parafjalë Asokohe i kishte buzët me qumësht.emër i shoqëruar me pjesëzën si Atje, kodra dukej si mal.emër i shoqëruar me pjesën për Nga nxitimi, uthullën e kishte marrë për vaj.grup emëror Flokët e saj dukeshin një tufë e përzier kaçurrelash.përemër - Të ftuarit erdhën të gjithë.- Këtë e kemi tonin.mbiemër Këmbët i kishte të mpira.formë foljore të pashtjelluar Ishin bërë për t’u qarë hallin.Pozicioni i përcaktorit kallëzuesor në fjali është zakonisht pas kallëzuesit, por ai mund të zhvendoset lirshëm në fjali, si p.sh.: Ilirin e zgjodhën kryetar. Kryetar e zgjodhën Ilirin.  Ilirin, kryetar e zgjodhën. USHTRIME156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162