Page 159 - Demo
P. 159
SINTAKSËKur trajtuam lidhjen dyanësore të përcaktorit kallëzuesor në fjali, shqyrtuam rastet e lidhjes së tij me kallëzuesin dhe kryefjalën ose kundrinorin.Ashtu si kallëzuesi, si fjalë drejtuese e përcaktorit kallëzuesor mund të shërbejë edhe një mbiemër prejfoljor. Krahasoni fjalitë e mëposhtme.LIDHJET E PËRCAKTORIT KALLËZUESOR NË FJALIFolja “u rrit” është kthyer në mbiemër prejfoljor “i rritur” dhe të dy marrin si fjalë të varur fjalën “jetim”, që shërben si përcaktor kallëzuesor.Edhe në këtë rast, ruhet lidhja dyanësore: përcaktori kallëzuesor hyn në marrëdhënie përcaktore me kryefjalën: ç’djalë? - jetim.Dhe në marrëdhënie rrethanore me mbiemrin prejfoljor “i rritur”: i rritur si? - jetim. Si fjalë drejtuese e përcaktorit kallëzuesor mund të shërbejë edhe një emër prejfoljor.Vëreni fjalitë:Shtypi duhet lënë i lirë për të pasur një shoqëri të pjekur.Lënia e shtypit të lirë, është nevojë e domosdoshme.Folja “lë” është kthyer në emër prejfoljor “lënia” dhe të dy shërbejnë si fjalë drejtuese për përcaktorin kallëzuesor “i/të lirë”. Folja e shtjelluar mund të kthehet në një formë foljore të pashtjelluar dhe të marrë si gjymtyrë të varur një përcaktor kallëzuesor:Duke e lënë shtypin të lirë, çliron njëkohësisht mendjet e ndrydhura.Djali u rrit jetim, por u bë zot i vetes.Djali i rritur jetim u bë zot i vetes.157

