Page 16 - Demo
P. 16
1 Gjeni në secilin paragraf karakteristikat e Shqipërisë që përshkruan Konica.2 Gjeni në tekst fragmente ku përshkrimi është objektiv dhe fragmente ku përshkrimi është subjektiv.3 Cilat janë karakteristikat strukturore të tekstit të mësipërm dhe si identifikohet vendi që përshkruhet? 4 Çfarë këndvështrimi zgjedh autori për të përshkruar relievin malor të vendit tonë? Si realizohet përshkrimi, duke shkuar nga tiparet e përgjithshme te tiparet e përveçme apo e anasjella?5 Lexoni tekstin e mësipërm dhe përcaktoni nëse është një tekst përshkrues objekti, vendi, apo mjedisi. Argumentoni përgjigjen tuaj.6 Për ta bërë më të besueshëm dhe më të prekshëm përshkrimin e Shqipërisë, Konica zgjedh t’u referohet disa autorëve të tjerë, thëniet e të cilëve i vendos mes thonjëzash. Identifikoni në tekst këto citime dhe përcaktoni përse shërbejnë ato.7 Gjeni në tekst hollësi të përshkrimit që paraqesin kushtet historiko-shoqërore dhe kulturore të kohës kur është shkruar. 8 Gjeni në tekst të paktën dy detaje, të cilat njihen si të diskutueshme nga shkenca shqiptare sot. Përse mendoni se Konica ka “gabuar” në këto raste gjatë përshkrimit?9 a) Cili mendoni se ka qenë lexuesi i synuar i autorit për këtë përshkrim? b) Gjeni dhe nënvizoni në tekst ato përshkrime të cilat janë mbresa shqisore. Në disa vise lisat janë drurë madhështorë, që arrijnë tre metra në diametër. Është e çuditshme që fauna është mjaft e varfër, me përjashtim të kafshëve, të tilla si dhelpra dhe kunadhja e mbi të gjitha ariu i egër, që pëllet gjithandej dhe u sjell shumë dëme bujqve. Bariu, nga ana tjetër, duhet të jetë kurdoherë syhapët për t’i mbrojtur kopetë nga lukunitë e ujqve, këtyre kafshëve të egra e dredharake, që në dimrat e ashpër ulërijnë deri në mes të fshatrave shpesh në turma, duke kërkuar kafshë ose njerëz si pre. Ka shumë në Shqipëri edhe dhi të egra mali, që i kanë qejf gjahtarët amatorë, të cilët kalojnë javë të tëra në vjeshtë për diçka që është pjesërisht sport e pjesërisht nevojë, sepse dhitë janë ushqimi themelor. [...]Tipar karakteristik i klimës së Shqipërisë është larmia e saj. Gjatë bregdetit të Adriatikut ndeshet e ashtuquajtura klimë mesdhetare, që përafërsisht mund të krahasohet me Kaliforninë e Jugut. Bregdeti është i ngrohtë dhe në pjesën më jugore rriten portokaj e agrume të tjera. Në brendësi të vendit klima, siç e quajnë zakonisht gjeografët, është kontinentale. Këtu lartësitë që ngrihen thikë, të shpien te ajri i ftohtë e gjallërues i maleve.(F. Konica, tekst i shkurtuar)USHTRIMEPërshkrim objektiv Përshkrim subjektiv14

