Page 160 - Demo
P. 160


                                    1 Dalloni fjalët drejtuese të përcaktorëve kallëzuesorë.Shumë të rinj mbetën të papunë. E mbetur e papunë, e ëma iu kthye punës së dorës. Të lënët e papunë të të rinjve, minon të ardhmen e vendit. Ullinjtë ranë në tokë të papjekur. Rënia e ullinjve të papjekur në tokë, ndryshoi pamjen e ullishtës. Ullinjtë e rënë në tokë të papjekur, mblidheshin në enë të posaçme.2 Rishkruani fjalitë duke i kthyer kundrinorët në kryefjalë. Analizoni ndryshimet përkatëse.Këmbët i kishte të ftohta.Flokët i mbante të gjata.USHTRIMETabelë përmbledhëseFjalë drejtuese Fjalë drejtueseFolje e shtjelluarkryefjalë Shtypi duhet lënë i lirë.kundrinor Shtypin duhet ta lënë të lirë.Folje e pashtjelluarkryefjalë Duke u lënë shtypi i lirë, fitojnë të gjithë. kundrinor Duke e lënë shtypin të lirë, fitojnë të gjithë.Mbiemër prejfoljorkryefjalë Shtypi, i lënë i lirë, zhburgos mendje të ngurta.kundrinor Nuk ia njihnin shijen shtypit të lënë të lirë.Emër prejfoljorkryefjalë Lënia e shtypit të lirë, çliron mendje të ndrydhura.kundrinor Lënien e shtypit të lirë, kush e vendos?Përshtatja e përcaktorit kallëzuesor me kryefjalën dhe me kundrinorinKur përcaktori kallëzuesor shprehet me emër, ai përshtatet me kryefjalën apo kundrinorin në numër dhe në rasë ose vetëm në rasë.Ky qen u bë miku më i ngushtë. (përcaktor kallëzuesor i kryefjalës)Këtë qen e kishte mikun më të ngushtë. (përcaktor kallëzuesor i kundrinorit)Kur përcaktori kallëzuesor shprehet me mbiemër, ai përshtatet me kryefjalën apo kundrinorin në numër, gjini dhe rasë: Fjalët i kishte të pakta.  Fjala iu duk e rëndë plumb. 158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164