Page 161 - Demo
P. 161
Portretin e tij e vlerësuan si më të mirin.Prindërit i kishte mësues.3 Dalloni përcaktorin kallëzuesor nga gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror.Nata ishte me hënë. Ne ishim miq të vjetër. Të gjithë ishin të lumtur. Drita ishte e ndezur. U largua i mërzitur. Derën e la pak të hapur. Gjithë ditën e kishte pasur të zënë. Atë e kishte kushëri të largët.4 Dalloni llojet e përcaktorëve (kallëzuesor, me përshtatje, me drejtim, me bashkim) dhe fjalët e tyre drejtuese.Kur u ngjitën në majë të bregut, panë liqenin që shtrihej midis bregoreve, i gjatë dhe me gjire të shumta të vogla e të mëdha. Në majën e kodrës ishte një kishë dhe ngjitur me të një lokal vallëzimi. Rreth pistës së rrumbullakët çoheshin qiparisat e lartë që fëshfërinin nga një erë e lehtë. Aty pranë ishte lënë një grumbull i madh arkash boshe. 5 Përdorni foljen dal dhe plotësoni sipas modelit të dhënë në këtë mësim tabelën e mëposhtme.Fjalë drejtuese Fjalë drejtuese FjaliFolje e shtjelluarkryefjalëkundrinorFolje e pashtjelluarkryefjalëkundrinorMbiemër prejfoljorkryefjalëkundrinorEmër prejfoljorkryefjalëkundrinor6 Shkruani një tekst me temë të lirë dhe bëni analizën e të gjitha gjymtyrëve të dyta. Analizoni lidhjen e tyre me fjalët drejtuese përkatëse.159

