Page 162 - Demo
P. 162


                                    DREJTSHKRIMLigjërata e drejtë përbëhet nga dy pjesë, të cilat dallohen qartë njëra nga tjetra. Fjalët e autorit, ose e ashtuquajtura pjesë lajmëruese, e cila njofton lexuesin ose dëgjuesin për atë që thuhet nga dikush dhe, njëherazi, tregon se e kujt është thënia: Ai tha: “Ky libër më pëlqen shumë”.Pjesa lajmëruese është zakonisht një fjali e pavarur me folje-kallëzues, që tregon të thënë a të menduar, si: flas, them, shpreh, deklaroj, njoftoj, mendoj, kuptoj, imagjinoj, pyes, thërras, përgjigjem, murmurit, kujtoj, përsërit, këshilloj etj.Pjesa lajmëruese mund të ndodhet: përpara pjesës së riprodhuar;në fund të pjesës së riprodhuar;në mes të pjesës së riprodhuar.Kur pjesa lajmëruese ndodhet përpara pjesës së riprodhuar, në fund të saj vihen dy pikat (:).Pjesa e riprodhuar, e cila emërtohet “ligjëratë e drejtë”, përmban fjalët e ligjëruara nga dikush ose nga vetë folësi. Ajo futet midis thonjëzave, ndërsa në dialog në fillim të saj vihet vizë. Sipas llojit të fjalisë, në fund të pjesës së riprodhuar vihet pikë, pikëpyetje ose pikëçuditje. Ai tha: “Ky film më pëlqen shumë”.Ajo tha: “Motra ime është infermiere”. Në dialog, kur pjesa lajmëruese është në fund, pjesa e riprodhuar futet midis vizave dhe në fund të kësaj vihet shenja e pikësimit që kërkon natyra e fjalisë:- Nuk duhet të humbim asnjë minutë, - tha djali.- Kur do të shkoni për pushime? - pyeti Teuta. - Nesër, - u përgjigj në çast Besniku.Në tregime, novela e romane, kur shkrimtari rrëfen thënie e mendime të personazheve, për t’i paraqitur ato të plota, të pandryshuara, pjesët e riprodhuara i mbyll në thonjëza. Në këtë rast, para pjesës lajmëruese vendoset presje dhe një vizë:“Motra ime flet shpesh me shumë nxitim”, - kujtoi ajo, - “edhe pse e kam këshilluar sa herë”.Ligjërata e drejtë mund të jetë:fjali e thjeshtë: “Të nisemi tani, - tha Artani, - sa më parë”.fjali e përbërë: “Ju qëndroni këtu, - shtoi plaku, - ndërsa ne po dalim të presim krushqit e rinj”.një thënie prej disa fjalish: “Qyteti i ri i ka prirë për mbarë vajzës sonë, - i tha një mbrëmje së shoqes Artani. - Përditë ia zbukuron fytyrën dhe ia shton buzëqeshjet”.Në të folur, ligjërata e drejtë veçohet nga fjalët e autorit me anë të pauzës. Fjalët e riprodhuara shqiptohen me tonin e natyrshëm të bisedës. LIGJËRATA E DREJTËLigjërata e drejtë riprodhon në formë të pandryshuar ç’është thënë apo shkruar nga një i tretë apo nga vetë folësi a shkruesi. Pra, në ligjërimin e mëparshëm nuk bëhet asnjë ndërhyrje. Kujtojmë160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166