Page 163 - Demo
P. 163


                                    Në të shkruar, ligjërata e drejtë dallohet me anë të shenjave të pikësimit që vendosen sipas rregullave që vijojnë.Kur ligjërata e drejtë qëndron pas fjalëve atë autorit:para saj vihen dy pika; fjala e parë e saj fillon me shkronjë të madhe;ajo vihet midis thonjëzash. Një fjalë e urtë thotë: “Më mirë një vezë sot se një pulë mot”.Kur ligjërata e drejtë qëndron para fjalëve të autorit:ajo vihet midis thonjëzash; pas saj vihet presje dhe vizë; fjalët e autorit fillojnë me shkronjë të vogël.“Më mirë një vezë sot se një pulë mot”, - thotë një fjalë e urtë. Kur fjalët e autorit futen në mes të ligjëratës së drejtë, shenjat e pikësimit përdoren sipas rasteve në vijim.Kur ligjërata e drejtë është fjali e thjeshtë ose e përbërë, para dhe pas fjalëve të autorit vihet presje dhe vizë:“Rrini sonte për darkë, - u tha i zoti i shtëpisë, - se presim të na vijnë dhe fëmijët”.Në qoftë se pjesa e dytë është një fjali tjetër, atëherë pas fjalëve të autorit vihet pikë dhe vizë:“Rrini sonte për darkë, se presim të na vijnë edhe fëmijët, - u tha i zoti i shtëpisë. - Ata nuk do të vonohen”.Në qoftë se pjesa e parë e ligjëratës së drejtë është fjali pyetëse ose nxitëse, ajo mbaron me pikëpyetje ose pikëçuditje. Para fjalëve të autorit vihet vizë, pas tyre pikë dhe vizë:“E ndoqët filmin mbrëmë? - pyeti Vjollca. - Ishte me të vërtetë i bukur”.Nëse ligjërata e drejtë është fjali pyetëse ose nxitëse:ajo vihet midis thonjëzash; në fund të saj vihet pikëpyetje ose pikëçuditje dhe vizë.“Sa u lodha sot!” - tha Blerta. “Kur do të nisemi?” - pyeti Mira. 161
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167