Page 164 - Demo
P. 164


                                    USHTRIME1 Në secilën ligjëratë të drejtë, dalloni pjesën lajmëruese. Shpjegoni përdorimin e shenjave të pikësimit.Kur ishin duke u shpërndarë, xha Trifoni tha: “Ne babagjyshërve na është bërë zakon, para se të flemë, t’u tregojmë nipërve ndonjë përrallë.” “Skënderbeu ka goditur dhe ka shkatërruar karvanët e venedikasve, që po na sillnin furnizimet”, - tha kryeveqilharxhi. “Populli shqiptar, - deklaroi Ismail Qemali, - na zgjodhi dhe na dërgoi ne në këtë mbledhje, që të këshillohemi për shpëtimin e atdheut.”“Miqtë e mi, - u përgjigj Isa Boletini, edhe ai më këmbë e me burrni, - unë nuk ndahem nga populli.” “Bredhi i bardhë nuk rritet në pyllin tonë, - tha përgjegjësi, - rritet në vendet e larta malore.”2 Secilën ligjëratë të drejtë të ushtrimit të mësipërm, rishkruajeni duke ndryshuar vendin e pjesës lajmëruese. 3 Analizoni ligjëratat e drejta të ushtrimit 1: Ku ndodhet pjesa lajmëruese në lidhje me pjesën e riprodhuar? Çfarë lloj fjalish janë këto ligjërata të drejta: fjali të thjeshta, fjali të përbëra apo thënie prej disa fjalish?4 Krijoni dhe shkruani tri ligjërata të drejta. Përdorni si duhet shenjat e pikësimit.5 Shkëputni në ndonjë nga pjesët e letërsisë një dialog me 3-4 replika. Secilën nga replikat shkruajeni si ligjëratë të drejtë. Vini re përdorimin e shenjave të pikësimit në ligjëratat e drejta dhe në replikat e dialogut në tekstin origjinal.6 Krijoni ligjërata të drejta me secilën nga fjalitë e mëposhtme.Mësuesi u kërkoi nxënësve të nxjerrin përqindjen e normës së interesit, bazuar në të dhënat e ushtrimit.Përfaqësuesi i agjencisë së udhëtimit u tha të mos lëviznin nga aty, derisa të mbërrinin ekskursionistët e tjerë. Babai i rikujtoi djalit se qëkur ishte kthyer nga emigracioni, kishte ndryshuar shumë.162
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168