Page 165 - Demo
P. 165
DREJTSHKRIMPra, kur ligjërata e drejtë kthehet në të zhdrejtë, ndodhin disa ndryshime në formë. Rastet e mundshme jepen në vijim.Pjesa lajmëruese (fjalët e autorit) dhe pjesa e riprodhuar (ligjërata e drejtë) kthehen në fjali të përbërë: fjalët e autorit kthehen në pjesë kryesore të fjalisë së përbërë, ndërsa ligjërata e drejtë kthehet në pjesë të nënrenditur dhe varet nga pjesa kryesore. Këto lidhen me lidhëzat se ose që.Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtëAjo tha: “Ky libër më pëlqen shumë.” Ajo tha se ai libër i pëlqente shumë.Veta e përemrave vetorë e pronorë, si edhe veta e foljeve ndryshojnë në ligjëratën e zhdrejtë sipas vetës së folësit.Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtëAjo (Vjollca) tha: “Motra ime është infermiere.” Ajo (Vjollca) tha se motra e saj ishte infermiere.Unë thashë: “Motra ime është infermiere.” Unë thashë se motra ime ishte infermiere.Kohët e foljeve në pjesët e ligjëratës së zhdrejtë zakonisht korrespondojnë si vijon:Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtëAtëherë, Perëndia thirri Yllin e Mëngjesit dhe i tha: “Për fajin e madh që ke bërë, të dënoj që në shekuj të dalësh vetëm në mëngjes e të shpallësh si lajmëtar i shenjtë ardhjen e diellit të zjarrtë në tokën e bukur.” Atëherë, Perëndia thirri Yllin e Mëngjesit dhe i tha se për fajin e madh që kishte bërë, e dënonteqë në shekuj të dilte vetëm në mëngjes e të shpallte si lajmëtar i shenjtë ardhjen e diellit të zjarrtë në tokën e bukur.Mënyra urdhërore e foljes në ligjëratën e drejtë bëhet lidhore në të zhdrejtën:Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtëSkënderbeu u përgjigj: “Lëreni të shkojë...” Skënderbeu u përgjigj që ta linin të shkonte...“Qetësohu!” - i tha ai duke i vënë dorën në sup. Ai, duke i vënë dorën në sup, i tha që të qetësohej.Fjalët ky, kjo, këtu, këndej, kështu, që tregojnë afërsi, këmbehen në ligjëratën e zhdrejtë përkatësisht me fjalët përgjegjëse ai, ajo, aty, andej, ashtu, që tregojnë largësi:Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtë“Ka ndonjë hotel këtu pranë?” - pyeti pas pak. Pas pak pyeti nëse kishte ndonjë hotel aty pranë.Ajo tha: “Ky libër më pëlqen shumë.” Ajo tha se ai libër i pëlqente shumë.“Ç’është kjo gjuhë?”- kishte thënë ai duke mos u besuar veshëve.Ai, duke mos u besuar veshëve, kishte thënë se ç’ishte ajo gjuhë.“Ç’po thua kështu?” - i tha i ati. I ati i tha se ç’po thoshte ashtu.LIGJËRATA E ZHDREJTËLigjërata e zhdrejtë është riprodhim i fjalëve të një tjetri, ose i fjalëve të vetë folësit, në formë të ndryshuar, por duke e ruajtur të paprekur kuptimin e tyre. Kujtojmë163

