Page 166 - Demo
P. 166


                                    Në ligjëratën e zhdrejtë, nuk përdoren pasthirrmat që mund të jenë në ligjëratën e drejtë:Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtë“Eh, kështu vijnë punët nganjëherë”, - tha folësi. Folësi tha se ashtu vinin punët nganjëherë.Kur ligjërata e drejtë është fjali pyetëse, nxitëse apo dëshirore, në pjesën kryesore të fjalisë së përbërë të ligjëratës së zhdrejtë përdoren zakonisht folje, si: pyes, urdhëroj, uroj etj.:Ligjërata e drejtë Ligjërata e zhdrejtë“Ke ndonjë ide tjetër?”- i tha dikush muratorit. Dikush e pyeti muratorin nëse kishte ndonjë ide tjetër.“Nga të kaloj?” - tha Albana. Albana pyeti nga të kalonte.“Ta përfundojmë brenda javës këtë punë!” - tha kryetari i bashkisë.Kryetari i bashkisë urdhëroi (që) ta përfundonin brenda javës atë punë.1 Secilën ligjëratë të drejtë kthejeni në ligjëratë të zhdrejtë. Shpjegoni ndryshimet në formë për secilin rast.Kur ishin duke u shpërndarë, xha Trifoni tha: “Ne babagjyshërve na është bërë zakon, para se të flemë, t’u tregojmë nipërve ndonjë përrallë.” “Skënderbeu ka goditur dhe ka shkatërruar karvanët e venedikasve, që po na sillnin furnizimet”, - tha kryeveqilharxhi. “Populli shqiptar, - deklaroi Ismail Qemali, - na zgjodhi dhe na dërgoi ne në këtë mbledhje, që të këshillohemi për shpëtimin e atdheut.”“Miqtë e mi, - u përgjigj Isa Boletini, edhe ai më këmbë e me burrni, - unë nuk ndahem nga populli.” “Bredhi i bardhë nuk rritet në pyllin tonë, - tha përgjegjësi, - rritet në vendet e larta malore.”2 Ligjëratat e zhdrejta kthejini në ligjërata të drejta. Përdorni shenjat e pikësimit që duhen.Më në fund, Artani më premtoi se do të më gjente dhe mua një punë si të tijën. Vajza iu afrua një kalimtari të rastit dhe e pyeti se nga duhet të kalonte për të mbërritur te stacioni i autobusëve. I thashë se doja t’i njihja nxënësit e rinj, prirjet e tyre. Ledia tha se ai libër i pëlqente shumë.3 Gjeni në ndonjë nga pjesët e letërsisë një paragraf ku mund të dalloni 2-3 ligjërata të zhdrejta. Kthejini ato në ligjërata të drejta.USHTRIMEMateriale plotësuese164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170