Page 17 - Demo
P. 17


                                    MORFOLOGJILexoni tekstin “Shqipëria - Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, gjeni përemrat dhe tregoni llojin e tyre.Kuptimi i përemrave dhe përmbajtja e tyre në shumicën e rasteve zbulohet nga rrethanat e ndryshme të ligjërimit. Përemrat kanë përgjithësisht kategoritë gramatikore të gjinisë, numrit dhe rasës, një pjesë edhe të vetës, ndërsa të tjerë mund të mos kenë asnjë kategori dhe janë të pandryshueshëm. Kategoritë gramatikore të përemrave, ashtu si kategoritë gramatikore të mbiemrave, janë të kushtëzuara nga kategoritë e fjalëve që përcaktojnë dhe përfaqësojnë. Zakonisht përdoren në të gjitha funksionet sintaksore, në të cilat përdoren edhe emrat, si: kryefjalë, kundrinorë, kallëzues emërorë, përcaktorë apo rrethanorë. Përemrat në gjuhën shqipe janë: vetorë, dëftorë, pyetës, lidhorë, pronorë, të pacaktuar dhe vetvetorë.Përemrat Fjalitë me emra Fjalitë me përemraVetorë: unë, ti, ai/ajo, ne, ju, ata/ato Babai erdhi papritur. Ai ishte i lodhur.Vetvetorë: vete, vetja, vetvetja Beni nuk ka faj. Ai nuk e fajëson veten. Dëftorë: ky, kjo, ai, ajo, i/e tillë, i/e këtillë Ti ke një fjalë për të thënë. Kam këtë, që nuk dua të të bezdis.Pronorë: im, i saj, yt, i tyre, sime, juaj Sytë e tij ishin të bukur. Ata sy iu dukën si të sajtë.Pyetës: kush? cili? cila? cilët? cilat? çfarë? Një gjë i ka ndodhur djalit. Çfarë i ka ndodhur djalit?Lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat “The Voice of Albania” më pëlqen shumë. Ai është një emision, që më argëton.Të pacaktuar: çdo, dikush, askush, secili Të pyeti njeri?! Çdonjëri thotë mendimin e vet.Përemrat vetorë tregojnë veta të ndryshme dhe kanë kategoritë gramatikore të vetës, të rasës dhe të numrit. Kategorinë gramatikore të gjinisë e ka vetëm veta e tretë (ai, ajo, ata, ato).Përemrat dëftorë tregojnë frymorë ose sende që janë afër ose larg folësit. Zakonisht përdoren bashkë me emrin. Kur përcaktojnë emra që “janë afër” folësit, përdoren: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, të këtillë. Dhe: ai, ajo, ata, ato, i atillë, të atilla, kur përcaktojnë emra që “janë larg” folësit. Dëftorët kanë kategorinë gramatikore të numrit, të rasës dhe të gjinisë. Ata përdoren edhe si përcaktues të emrave, edhe si gjymtyrë më vete.PËREMRAT, LLOJET E TYREPëremri tregon në mënyrë të përgjithshme, pa emërtuar, frymorë, sende, tipare ose sasi të papërcaktuara.Mbani mendpëremratpronorëpëremrat vetvetorëpëremrat vetvetorëpëremrat vetvetorëlidhorëlidhorë lidhorë lidhorëpacaktuarpacaktuarpëremratvetorëvetorëvetorëvetorëpacaktuarpëremratdëftorëpëremratdëftorëpëremratpyetëspëremrat dëftorë dëftorë15
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21