Page 171 - Demo
P. 171


                                    MATERIALE PLOTËSUESEGjuha fiksohet dhe mësohet në shkolla nëpërmjet gramatikës dhe fjalorëve. Gramatika përshkruan format e fjalëve dhe lidhjet e tyre në fjali, tregon theksin e fjalëve dhe të fjalive, intonacionin e rendin e fjalëve. Fjalorët paraqesin fjalët, kuptimet e tyre, njësitë frazeologjike të gjuhës, duke dhënë përkufizimin dhe shembuj që fiksojnë kuptimet përkatëse të fjalëve apo të grupeve të fjalëve. Fjalorët janë të llojeve të ndryshme dhe organizohen në varësi të një qëllimi didaktik të caktuar. Në vijim renditen disa prej tyre bashkë me shpjegimin përkatës.Fjalorët shpjegues ose njëgjuhësh janë ata që japin informacion për shqiptimin, gramatikën, kuptimin e fjalëve. Vlera e fjalorit matet me aftësinë për të ofruar informacione gramatikore, tregues të nivelit stilistik, të shpeshtësisë së përdorimit me shumë shembuj frazeologjikë.Shpjegimet e kuptimeve të fjalëve e të njësive frazeologjike në fjalorë kanë karakter gjuhësor. Ato synojnë të jenë të plota e të përpikta dhe sa më të thjeshta e të qarta. Kuptimet renditen sipas lidhjeve dhe varësisë që kanë ndërmjet tyre. Zakonisht i pari vihet kuptimi më i përgjithshëm e më i njohur. Vepra e parë e madhe në fushën e fjalorëve shpjegues kombëtarë është “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), i hartuar nga Kostaq Cipo, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderizi, botim i Institutit të Shkencave Shoqërore). Ky është i pari fjalor shpjegues i mirëfilltë i shqipes. Ai hapi etapën e fjalorëve shpjegues kombëtarë e normativë dhe është hartuar sipas parimeve e kritereve shkencore, që shtrohen për çdo fjalor shpjegues kombëtar. “Fjalori i gjuhës shqipe” është i tipit të vogël, sepse pasqyron shtresën aktive të leksikut të shqipes dhe një pjesë të kufizuar të shtresës pasive, që është krejt e domosdoshme për të kuptuar gjuhën e sotme shqipe. Fjalori ka rreth 25.000 fjalë, me shpjegime dhe me thënie dhe jep një pasqyrë të drejtë të leksikut e të frazeologjisë shqipe dhe me fondin e tij ia kalon çdo fjalori të botuar më parë. Si burim për fjalorin shërbyen fjalorët e botuar, materialet leksikore të arkivit të Seksionit të gjuhësisë e të letërsisë në Institutin e Shkencave, burimet popullore, veprat e rilindësve, tekstet shkencore, shtypi etj., pra, si gjuha e shkruar, ashtu edhe ajo e folur. Në fjalor zë vend dhe frazeologjia, por janë dhënë edhe sinonimet e fjalëve dhe kjo është një nga vlerat e tij.  Më 1980 u botua “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” (me rreth 41.000 fjalë, rreth 7.000 njësi frazeologjike dhe me mbi 180.000 kuptime), vepër e një grupi leksikografësh të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë: Androkli Kostallari, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Ferdinand Leka, Emil FJALORËT E SHQIPES169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175