Page 172 - Demo
P. 172


                                    Lafe, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta e Agim Hidi. Ky fjalor është i pari fjalor shpjegues kombëtar i tipit të mesëm dhe pasqyron shkallën e zhvillimit të gjuhës standarde kombëtare, jep normën leksiko-semantike. Nisur nga lënda leksikore, frazeologjike e kuptimore që përmban më gjerë se gjithë fjalorët e mëparshëm të marrë së bashku, nga karakteri sistemor e normativ dhe nga niveli shkencor i zgjidhjeve leksikografike, ky fjalor shënoi një hap cilësor në zhvillimin e leksikografisë. Duke u mbështetur në një kartotekë të pasur të leksikut të shqipes, fjalori zgjodhi pjesën më të mirë të tij, u dha vendin e merituar fjalëve e shprehjeve të bukura popullore, hodhi në qarkullim mjaft fjalë e shprehje të panjohura ose pak të njohura, dha në gjerësi strukturat kuptimore të fjalëve, duke u hapur rrugë leksikut e frazeologjisë vetjake të shqipes. Me sistemin e brendshëm teorik, të zbatuar në zgjedhjen e trajtimin leksikografik të fjalëve, në zbërthimin kuptimor, në shtresimin stilistik etj., ai krijon mundësi të mëdha veçanërisht për zhvillimin e studimeve në fushën e leksikografisë teorike. Zbërthimi kuptimor i fjalëve i kapërcen kufijtë e një fjalori të tipit të mesëm. “Fjalor i shqipes së sotme”, u botua më 1984, me rreth 34 000 fjalë, me autorë: Androkli Kostallari, Jani Thomai, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta, Agim Hidi. Ky fjalor përmban vlerat kryesore të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, por me një trajtim leksikografik më sintetik e më përgjithësues. Me struktura kuptimore më të përmbledhura, me përkufizime kuptimesh më të thukëta, me disa zgjidhje teknike leksikografike etj., ky fjalor arrin të ketë përdorim më praktik. Fjalori ndërkaq u ripunua dhe u ribotua më 2002 (“Fjalor i shqipes së sotme”), duke sjellë lëndë të re leksikore, frazeologjike e kuptimore, duke rritur peshën specifike të fjalës shqipe, duke ndrequr në disa raste fjalorin e mëparshëm në përkufizime, në cilësimin stilistik të fjalëve, në drejtshkrim. “Fjalori i gjuhës shqipe”, i botuar më 2006, me rreth 48 000 fjalë, i hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.  Ky fjalor i ri i gjuhës shqipe ruan e pasuron vlerat e gjithë fjalorëve të mëparshëm, mbush zbrazëtitë e tyre me fjalë e kuptime, veçanërisht të 10-15 viteve të fundit, plotëson sistemin e shënimeve për përdorimin e fjalëve, thjeshton shpjegimet në përshtatje me përdoruesit e tij etj. 170
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176