Page 173 - Demo
P. 173
Fjalori frazeologjik pasqyron tërësinë e kuptimeve të njësive frazeologjike. “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, 1999, me rreth 12.000 njësi, i hartuar nga Jani Thomai. Ky fjalor jep në mënyrë të plotë kuptimet e njësive frazeologjike, duke e zhvendosur qendrën e rëndesës te vlerat emocionueseshprehëse, që janë më të mëdha se te fjalët sinonime (krhs. fut hundët dhe ndërhyj, e solli kokën dhe erdhi, e theu qafën dhe iku…). Detyra kryesore e punës mbi këtë fjalor ka qenë ndërtimi i korpusit të frazeologjisë shqipe me shpjegime. Ky korpus sjell sistemin e frazeologjisë gjuhësore të shqipes e mund të shërbejë edhe për hartimin e fjalorëve të tjerë frazeologjikë njëgjuhësh a dygjuhësh me vëllime të ndryshme, për fjalorët shpjegues etj.Fjalorët sinonimikë dhe antonimikë sjellin për çdo fjalë, sinonimet dhe antonimet e saj.“Fjalori i antonimeve në gjuhën shqipe” (1999) botuar nga Miço Samara, me rreth 2000 çifte antonimesh nga më të përdorshmet në gjuhën shqipe. Aty pasqyrohen si antonime prej rrënjësh të ndryshme (mirë – keq, hap – mbyll), ashtu edhe ato që janë të prejardhura me parashtesa (ndershmëri – pandershmëri, dëmtim – zhdëmtim). Pas shpjegimit të kuptimeve antonimike përkatëse në fjalor jepen edhe shembuj nga letërsia artistike dhe nga publicistika, ku zbulohet përdorimi i antonimeve në kontekste të ndryshme. “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe”, i botuar më 2004, me rreth 29.000 fjalë, i hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Hajri Shehu, Thanas Feka. Në hyrjen e fjalorit shpjegohet koncepti për sinoniminë leksikore dhe për fjalorin sinonimik, si edhe jepen parimet e kriteret e ndërtimit të këtij fjalori. Fjalori përmban vetëm fjalë sinonimike, me ndarje kuptimore, me shpjegime e me shembuj nga letërsia artistike, nga publicistika, nga folklori, nga ligjërimet e folura popullore etj. Fjalori bën shtresimin e sinonimeve sipas përdorimit, sipas fushave e sipas vlerave të mbishtresuara, duke dhënë shpjegime e shënime plotësuese që dallojnë njësitë normë nga fjalët krahinore. Fjalori enciklopedik është një vepër që përmban informacione të shkurtra rreth një game të gjerë argumentesh, të organizuara sipas rendit alfabetik.Fjalorët enciklopedikë mund të jenë: të përgjithshëm, që merren me shumë fusha të dijes, ose të specializuar, që merren me një fushë të veçantë (p.sh.: me arte apo me shkencë). Një fjalor enciklopedik ofron një pasqyrim më të gjerë të argumenteve dhe një mundësi më të madhe zgjedhjeje për terma dhe lokucione që lejojnë trajtimin sa më të saktë të temave.171

