Page 174 - Demo
P. 174


                                    “Fjalori enciklopedik” 2004, me 25.000 zëra nga të gjitha fushat e dijes dhe të jetës, me rreth 3000 foto dhe ilustrime, hartuar nga Pasho Baku. Ky fjalor sjell informacion për personalitete, shtete, popuj, fakte, terma, doktrina, duke pasuruar kështu korpusin e fjalorëve në gjuhën shqipe.Fjalorët terminologjikë u përkasin fushave të ndryshme tekniko-shkencore. Këta fjalorë vënë në sistem terminologjinë e këtyre fushave, pra i shërbejnë njësimit të saj, por nga ana tjetër u shërbejnë edhe hartuesve të teksteve dhe të manualëve mësimorë, mësimdhënësve të shkencave të ndryshme, nxënësve apo studentëve.Fjalorët terminologjikë, termin shqip e vënë përballë me termin e huaj në 4-5 gjuhë, pra e vendosin terminologjinë shqipe në sistemin ndërkombëtar të terminologjisë. Ata janë hartuar në 4-6 gjuhë (shqip-anglisht-frëngjishtrusisht-gjermanisht-italisht). Janë botuar mbi 50 fjalorë terminologjikë në fusha të ndryshme si: fjalori i terminologjisë së botanikës, matematikës, fizikës, kimisë, drejtësisë, gjuhësisë, ekonomisë, edukimit. Në fushën e gjuhësisë p.sh.: “Fjalori krahasues i termave të gjuhësisë” me autorë Xhovani Belusho (Giovanni Belluscio)dhe Shezai Rrokaj, botuar në 2011 jep përkime terminologjike në katër gjuhë: shqip-italisht-frëngjisht-anglisht dhe përbën një pasuri terminologjike gjuhësore.Fjalorët etimologjikë bëjnë “biografinë” e fjalës, prejardhjen e fjalëve të një gjuhe, duke ua qëmtuar historinë hap pas hapi, në tekstet e shkruara, në mbishkrimet ose në gjurmët që kanë lënë në gjuhë të tjera e në dialektet periferike, duke treguar ndryshimet e domethënies që ka pësuar kuptimi i fjalës me kalimin e kohës. Fjalori i parë etimologjik i gjuhës shqipe është fjalori i Gustav Majerit (Meyer), botuar në vitin 1891. Gustav Majeri, profesor gjerman i sanskritishtes dhe i gjuhësisë krahasimtare në Universitetin e Gracit, ia doli të grumbullojë material gjuhësor të pasur nga ngulimet arbëreshe të Greqisë e të Italisë së Jugut, të themeluara gjatë Mesjetës së vonë; si dhe një numër burimesh të shkruara, tepër të rralla, nga shqipja ballkanike. Njohës me rrënjë i gjuhësisë indo-evropiane dhe i metodës krahasimtare të përpunuar kryesisht prej gjuhëtarëve gjermanë, ai gjithashtu zotëronte kënaqshëm shumë prej gjuhëve me të cilat shqipja kish hyrë në kontakt gjatë historisë së vet.172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178