Page 175 - Demo
P. 175


                                    MATERIALE PLOTËSUESESI MUND TË SHFRYTËZOHET NJË FJALOR ONLINEFjalorin shpjegues të gjuhës shqipe, me rreth 40.000 fjalë mund ta gjeni online (në rrjet) në adresën www.fjalori.shkenca.org. Mjafton që të shënoni në kutizën e zbrazët fjalën a termin e kërkuar dhe menjëherë do të keni shpjegimin (pra, përmbajtjen dhe funksionin gramatikor, në tërësi) të asaj fjale a të atij termi, apo edhe të disa të tjerave që kanë një lidhje të përbashkët fjalëformuese, ashtu, pa ndryshime, siç është dhënë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980. Kjo gjë e lehtëson shumë punën në kërkimin e fjalëve, kuptimisht dhe gramatikisht të paqarta, me të cilat ndeshemi gati çdo ditë. Kjo do të thotë se tani e tutje nuk është e nevojshme të humbasim kohë, duke shfletuar dhe kërkuar faqe për faqe fjalët që na duhen, por vetëm me një shënim të fjalës, automatikisht të gjitha të dhënat mund të jenë para nesh. Në faqen ku është instaluar ky program është marrë parasysh edhe rasti kur ndonjëri nuk e ka të instaluar alfabetin e gjuhës shqipe në kompjuterin ose telefonin e tij, dhe, për shembull në vend që të shënojë drejt fjalën është ose çka, është i shtrënguar të shënojë trajtat: është dhe çka. përshtatur nga www.shkenca.org/content/view/142/27/Një pamje gjatë kërkimit të fjalëve në FGJSSH173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179