Page 178 - Demo
P. 178
5. Për të filluar instalimin, kliko butonin “Install”.6. Kliko “Finish” për të përfunduar instalimin.7. Për të nisur përdorimin e Programit kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0, duhet të përzgjedhësh “Albanian”, “Default” dhe “OK” në kompjuterin tënd (Tools/Language/Set Language/Albanian).Çfarë përmban programi për drejtshkrim AS 2.0?Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0 përmban një fjalës prej mbi 150 000 fjalësh, të cilat, në varësi të klasës së cilës i përkasin, arrijnë në mbi 2 300 000 forma të papërsëritshme.Ky program është i njëjtë me programet e gjuhëve të tjera në kuadër të Microsoft Office dhe në pajtim me programin operativ Microsoft Windows të çdo versioni. Ai jo vetëm nënvizon me të kuqe fjalët e shkruara gabim dhe bën korrigjimin automatik për shumë fjalë e forma fjalësh, por ofron dhe mundësinë që përdoruesi të krijojë në kompjuterin e tij një fjalor të përshtatur me fjalët që nuk janë në program, por që ai i përdor shpesh (të cilat mund të jenë terma të fushave të veçanta, emra njerëzish ose vendesh, si dhe shkurtime të ndryshme), duke krijuar kështu një fjalor të personalizuar në kompjuterin e tij.176

