Page 179 - Demo
P. 179


                                    Me këtë program për drejtshkrim korrigjohen mbi 2.3 milionë trajta fjalësh, përkatësisht rreth 4 milionë trajta të përsëritshme.Programi përmban:Fjalë të përdorimit të zakonshëm, që mund të jenë edhe krahinore ose arkaike; fjalë të leksikut aktiv, por edhe pasiv; fjalë që mbulojnë pjesën më të madhe të terminologjisë së fushave të ndryshme: biologjike, bujqësore, diplomatike, ekonomike, gjeografike, gjuhësore, juridike, letrare, mjekësore, pedagogjike, politike, psikologjike, teknologjike etj.Fjalë të huazuara nga gjuhët e tjera, p.sh.: adrenalinë, afazi, civilizoj, donator, ekosistem, enzimë, infrastrukturë etj.Përveç një numri të madh emrash të përveçëm të njerëzve dhe të vendeve, edhe etnonimet me të gjitha trajtat, p.sh.: shkodran, kaçanikas, korçare, kuçovare, milanez, mitrovicas, dibran etj.Fjalë të marra nga fjalorë të ndryshëm dygjuhësh, p.sh.: automekanik, derivat, eurosocialist, hipertension, kardiokirurg, kardiokirurgji, keqmbajtje, rinovim, robotizim, robotizoj etj.Shkurtesa të ndryshme, p.sh.: AShAK, FGjSSh, FIFA, KEK, KFOR, OKB, QEP, RTK, TVSh, UNMIK etj.Fjalë nga fjalori i termave të Windows, p.sh.: çinstaloj, çinstalim, disketë, fletëllogaritje etj.Fjalë të formuara në analogji me modelet fjalëformuese të shqipes: dyditor, dhjetëvjeçar, gjashtërrokësh, katërgjuhësh, nëntëjavësh, shtatëkëndësh, tetëshifror, tridhjetëminutësh.Shumë fjalë të tjera që u mungojnë fjalorëve aktualë të shqipes, p.sh.: albanologe, drejtshkruaj, rikonfirmim, robërues, strukturalist, tradhtare, turiste, zyrtarizim etj.Këto fjalë nuk qëndrojnë të izoluara në program, sepse i gjithë fjalësi, i përbërë nga mbi 150 000 fjalë është përfshirë së bashku me trajtat e duhura (për pjesët e ndryshueshme të ligjëratës) që arrijnë në mbi 2 300 000 trajta të papërsëritshme, në varësi të kategorisë së cilës i përket çdo pjesë ligjërate. Janë përfshirë gjithashtu:Dhjetëra mijëra trajta me ç’ të emrave dhe të mbiemrave në rasën emërore njëjës e shumës të pashquar, p.sh.: ç’detyra, ç’ditë, ç’fjalë, ç’muzikë, ç’pushime etj.Dhjetëra mijëra forma me ç’ të foljeve në kohën e tashme, të pakryer e të kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh.: ç’bëre, ç’diskutuam, ç’flitet, ç’këndove, ç’lexoje etj. dhe në kohën e tashme e të pakryer të mënyrës habitore, p.sh.: ç’kërkuakam, ç’lexuakeni, ç’marrkësha, ç’punuakëshe etj.Qindra mijëra forma foljore me pjesëzën mohuese s’ në kohën e tashme, të pakryer dhe të kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh.: s’ kërkoj, s’pres, s’dola, s’flihet, s’merrej etj., dhe në kohën e tashme e të pakryer të mënyrës habitore, p.sh.: s’dëgjuakeni, s’ kërkuakam etj.Qindra mijëra numërorë me trajtat që marrin kur lakohen si numërorë themelorë dhe rreshtorë në të dyja gjinitë, p.sh: dy, të dy, të dyve, të dyja, të dyjave, i dytë, i dyti, e dyta, të dytët, të dytat etj.177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183