Page 18 - Demo
P. 18
USHTRIMEPëremrat ai/ajo dhe ata/ato përdoren edhe si vetorë, edhe si dëftorë. Tabela e mëposhtme paraqet rastet e mundshme për t’i dalluar nga njëri-tjetri. Është përemër vetor Është përemër dëftorKur zëvendëson një emër të përmendur më parë:Turistët zbritën në aeroport. Ata do të vizitojnë Krujën.Kur përdoret pa a-në nistore:Të gjithë ishin gati të shkonin me (a)-ta.Kur zëvendësohet nga përemrat ky, kjo, këta, këto:Ku janë ata/këta?Kur përcaktohet nga ndajfolja atje: Ajo atje është motra ime.Kur përcakton një emër:Librin e ka shkruar ai profesor, që po flet tani. Kur ndiqet nga një fjali e varur përcaktore: Ajoqë më the, më la pa fjalë.Përemrat pronorë tregojnë se sendi ose frymori i përket një vete të caktuar. Ata ndahen në përemra pronorë vetorë: im, yt, i tij etj., dhe në përemra pronorë vetvetorë: i vet/e vet. Ky i fundit përdoret në ato raste kur sendi a frymori i dhënë i përket sendit a frymorit të shprehur nga kryefjala. Pronorët zakonisht vendosen pas emrit që përcaktojnë (djali im, vajza jote), me përjashtim të rasteve kur shoqërojnë emra të farefisnisë: yt atë, ime bijë. Përemri pronor në këtë rast lakohet së bashku me emrin që vjen pas tij. Përemrat vetvetorë tregojnë vetën, e cila përfaqëson njëkohësisht edhe atë mbi të cilin ushtrohet një veprim, edhe atë që e kryen këtë veprim. Përemra vetvetorë janë: vetjadhe vetvetja. Vetvetorët lakohen si emra të gjinisë femërore dhe përdoren njësoj në të dyja gjinitë. Përemrat pyetës përdoren për të pyetur për frymorë dhe sende ose për tipare të tyre: Kush janë ata përtej kornizave të ekranit dhe me se merren jashtë studios së lajmeve? Kemi: Përemrat pyetës që kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit dhe rasës: cili, i sati.Përemrat pyetës që kanë kategorinë gramatikore të rasës: kush, sa.Përemra pyetës që nuk kanë kategori gramatikore: ç’, çfarë, se. Përemrat e pacaktuar (kush, dikush, diçka, ndokush, asnjë, gjithë, gjithfarë) tregojnë për frymorë dhe sende në mënyrë të pacaktuar: Dikush nga poshtë e këshilloi të futej brenda, por vajza nuk pranoi. Disa përemra të pacaktuar kanë kategorinë gramatikore të gjinisë (secili, cilido), kurse disa të tjerë kanë kategorinë gramatikore të rasës (ndonjëri, kushdo). Ata përdoren si kryefjalë, si kundrinorë dhe si përcaktorë.Përemrat lidhorë (që, i cili, çka etj.) janë ata përemra që lidhin një fjali të varur përcaktore me një gjymtyrë të një fjalie tjetër ose me një fjali. Ngjasojnë me lidhëzat, por ndryshojnë prej tyre sepse përemrat përdoren edhe si gjymtyrë fjalie (kryefjalë, kundrinor i drejtë apo i zhdrejtë dhe rrethanor). Në gjuhën shqipe, si përemra lidhorë përdoren edhe përemrat pyetës: kush? cili? ç’? çfarë? sa? Kur përdoren si përemra lidhorë, këta zbërthehen në dy përemra nga të cilët, i dyti është përemër lidhor, kurse i pari është përemër dëftor ose i pacaktuar. Le të flasë kush (ai që) të dojë. Nga sa (ato që) u thanë, u kuptua gjithçka.1 Në fjalitë e mëposhtme gjeni përemrat, tregoni llojin e tyre dhe analizojini ata.Gjuha shqipe është për ne muzika e ndjesive tona, e dhembjes, e gëzimit, e dashurisë për atdheun. Ajo është zëri i zemrës dhe drita e vetëdijes sonë që na shoqëron brez pas brezi. 16

