Page 180 - Demo
P. 180


                                    Janë plotësuar gjithashtu ndërtimet e tipit njëvjeçar, dykatësh, dygjuhësh etj.Fjalësi i programit nuk kufizohet vetëm në atë që ofron “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, sepse:Janë shtuar në përgjithësi emrat femërorë të frymorëve që në fjalorët shpjegues janë dhënë vetëm me trajtën e mashkullores: administrator, administratore; admirues, admiruese etj. Është shtuar shumësi i disa emrave që në fjalorë paraqiten vetëm me trajtën e njëjësit: diplomim (diplomime), ecuri (ecuritë), joshje (joshjet), tepri (tepritë),veprimtari (veprimtaritë) etj.Janë plotësuar disa çerdhe fjalësh, p.sh.: afishoj, afishim, i afishuar, afishues etj.Janë dhënë numërorët deri në 100 000 me trajtat që marrin kur lakohen si numërorë themelorë dhe rreshtorë në të dyja gjinitë, p.sh: dy, të dy, të dyve, të dyja, të dyjave, i dytë, i dyti, e dyta, të dytët etj.Në program janë përfshirë dhe shumë fjalë të dërguara herë pas here nga përdoruesit e programit, p.sh.: anashlënie, debutues, drejtshkruaj, kandidoj, kyçje, përmbysës, përgojues, i përfillshim etj.Çfarë ofron programi AS 2.0?Programi, duke shfrytëzuar këto fjalë dhe trajta fjalësh, bën mbi 5 milionë korrigjime automatike ose ofron sugjerimin përkatës për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.Korrigjimet automatikeProgrami bën korrigjime automatike kur për një fjalë të shkruar gabim nuk ka më shumë se një sugjerim. Nisur nga gabimet që bëhen si rezultat i mungesës së njohurive të mira gjuhësore, programi bën korrigjimin automatik të fjalëve të shkruara jo sipas rregullave të drejtshkrimit (probleme të drejtshkrimit të zanores -ë, -u, -y dhe -i, të grupeve të zanoreve e të bashkëtingëlloreve të ndryshme: shtrëmbëroj > shtrembëroj, msim > mësim, kumblla > kumbulla, krymb > krimb, qjellzor > qiellzor, (i) dëgjushëm > (i) dëgjueshëm, gurabie > gurabije, budallej > budallenj, rafshnaltë > rrafshnaltë, agjensia > agjencia, diplloma > diploma.Prej gabimeve që bëhen për shkak të shpejtësisë së shkrimit, programi bën korrigjimin automatik për këmbimin e rastësishëm të shkronjave: marhsoj > marshoj, përhtyej > përthyej; për përdorimin e gabuar të shkronjave të ndryshme: emicionale > emocionale; për shtimin ose heqjen e gabuar të disa shkronjave: pozititve > pozitive, oganizata > organizata.SugjerimetPërveç korrigjimit automatik të fjalëve të shkruara gabim, programi AS 2.0 ofron dhe sugjerimet përkatëse, kur për fjalën e shkruar gabim gjenden në bazën e të dhënave disa fjalë të përafërta me të.Nga gabimet që bëhen si rezultat i mungesës së njohurive të mira gjuhësore, programi ofron sugjerime për të cilat duhet përzgjedhur e sakta: dhëmbje > dhembje/dhimbje/dhëmbo, demtim > dëmtim, grryej > gërryej, gjatsi > gjatësi, vegële > vegle, kuklla > kukulla, filëm > film, flutra > flutura, dëfrys > dëfryes, (i) paisur > (i) pajisur, harritur > arritur, arestim > arrestim etj.Nga gabimet që bëhen për shkak të shpejtësisë së shkrimit, programi ofron sugjerimin për këmbimin e rastësishëm të shkronjave, për përdorimin e gabuar të shkronjave të ndryshme, për shtimin ose heqjen e gabuar të disa shkronjave: fletoraj > fletorja, makimë > makinë, zëvendëski > zëvendësi, fjlët > fjalët etj.shkëputur nga “Hyrje në Gjuhësinë Kompjuterike”, Anila Çepani, Adelina Çerpja178
                                
   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184