Page 182 - Demo
P. 182
MATERIALE PLOTËSUESEMalli i atdheut Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e i shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjti mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut...Faik KonicaArmiku në trajtën e shquar (anekdotë)- Agim, si thuhet në dialektin gegë emri në trajtën e shquar armiku? - pyeti arsimtari nxënësin gjatë orës së mësimit. - Unmiku, profesor, - u përgjegj Agimi shpejt e shpejt. - Shumë bukur! Duket qartë që kujtesën e keni të fortë, - plotësoi profesori i gjuhës shqipe. Beqir ElshaniPse globalizimi nuk ka hyrë në debatin shqiptar?Ka një sërë arsyesh pse globalizimi dhe debatet rreth tij janë krejt jashtë vëmendjes së opinionit publik shqiptar. Debati mbi globalizimin është i ri edhe në Evropë edhe në botë. Ndërkohë që për fenomenin e globalizimit nuk mund të përcaktohet data e nisjes së tij, sepse autorë të ndryshëm e trajtojnë në mënyra të ndryshme, madje ka autorë që e trajtojnë si një fenomen të vjetër sa bota, për debatin rreth tij mund të thuhet, pa hezitim, se ai ka hyrë pas rënies së murit të Berlinit, d.m.th., pas shembjes së sistemit bipolar të ndeshjes së dy sistemeve ideologjke dhe zhvillimeve që e pasuan atë në vitet ‘90, duke bërë që kjo epokë të quhet nga shumë autorë epoka e glabalizimit. Pra, duke qenë një debat relativisht i ri, kuptohet se, si çdo zhvillim tjetër i mendimit botëror, edhe ky do të hynte me vonesë në një vend si Shqipëria që i ka ende të mangëta si zhvillimet bashkëkohore, edhe instrumentet kulturore për të ndjekur me një hap ecjen e mendimit botëror.TEKSTET E TË DËGJUARIT180

