Page 183 - Demo
P. 183
Globalizimi kulturorNuk ka dyshim se me një anë revolucioni teknologjik, të cilit do t’i theksonim përhapjen e medias elektronike dhe krijimin e rrjetit informatik të internetit dhe, më anë tjetër, globalizimi ekonomik, që të dy, duke lehtësuar komunikimin e njerëzve dhe të kulturave kanë nxitur edhe lëvizjen e të mirave kulturore. Nuk mohohet se kjo lëvizje njëherësh ka rritur shpejtësinë e emancipimit kulturor të shumë vendeve të margjinalizuara duke ulur dhe ndjenjën e izolimit të tyre. Kjo, veçanërisht për nje vend si Shqipëria, që jetoi 50 vjet e izoluar, ka efektin e një mrekullie. Por të një mrekullie verbuese, pasi, edhe në aspektin kulturor, efektet e globalizimit janë shumë kontradiktore prandaj dhe debati është shumë i ndezur edhe në këtë sferë. Çështja kyç e këtij debati është ajo e raportit midis atij që e kanë quajtur rrezik i uniformizimit (shpesh i quajtur edhe amerikanizim) dhe diversitetit. Bashkë me vërshimin kulturor amerikan nëpërmjet medias elektronike, internetit dhe përhapjes gjithnjë e më të madhe të gjuhës angleze kudo në botë kanë lindur, ku në një formë e ku në një tjetër, reaksione ndaj këtij vërshimi.Fatos LubonjaBarcelona legjendare (kronikë sportive)Mediat spanjolle lavdëruan një Barcelonë “legjendare”, pasi skuadra katalane fitoi Ligën e Kampionëve për herë të pestë. Ivan Rakitic, Luis Suarez e Nejmar i shënuan golat derisa skuadra e Luis Enrikues mposhti Juventusin me rezultat 3:1 në Berlin. “Barcelona legjendare arriti sukses të ri të trefishtë në Berlin”, shkroi e përditshmja katalane “La Vanguardia” në ballinën e saj.Gazeta e krahasoi dominimin e Barcelonës me një “hegjemoni”. Pas triumfit ndaj Juventusit, Barcelona u bë skuadra e parë që për herë të dytë fitoi tre tituj brenda një sezoni, pas suksesit me ish-trajnerin, Pep Guardiola, më 2008/09. “Trofeu i pestë dhe i trefishtë”, shkroi e përditshmja sportive madrilene “Marca”. nga www.zeri.infoHoroskopi DashiTë lindurit në shenjën e parë të Zodiakut duan vazhdimisht të shquhen në çdo gjë që bëjnë, ndaj nuk tërhiqen kurrë pas kur është fjala për projekte të reja. Të lindurit e shenjës së Dashit janë të paparashikueshëm, energjikë dhe dinamikë, por ndonjëherë bien në një agresitivitet të tepruar dhe janë shumë konkurrues. Megjithatë, punojnë shumë dhe kanë talent të lindur lidership-i.DemiKëmbëngulës dhe besnikë, të lindurit në shenjën e Demit e besojnë me devotshmëri thënien se “durimi është virtyti më i fortë”. Dini të prisni momentin e duhur për të realizuar qëllimet tuaja dhe jeni mjaft të aftë në menaxhimin e parave. Por, jeni adhurues të thashethemeve dhe defektet tuaja të tjera janë: dembelosja, xhelozia dhe vështirësia për të bërë autokritikë.BinjakëtBinjakët janë brilantë, kuriozë dhe kanë një vitalitet intelektual të jashtëzakonshëm. Të lindurit në këtë shenjë fshehin mijëra personalitete. Ndonjëherë dini të jeni sipërfaqësorë, sepse ankthi për të ditur dhe për të eksploruar nuk ju lejon që të ndaloni gjatë te diçka, apo dikush në veçanti. Është e pamundur t’ju bësh të hiqni dorë nga liria juaj.GaforrjaDelikatë, por të vendosur, tërheqës por të pasigurt, të lindurit e Gaforres janë plot kontradita. Edhe pse duken në pamje të parë të shpenguar, në të vërtetë fshehin një karakter të ëmbël dhe të ndjeshëm, por të aftë për të shfaqur luhatje humori të papritura. Gaforret janë shumë të lidhura me kujtimet e fëmijërisë dhe me vështirësi shkëputen nga familja e origjinës.nga www.revistaclass.al181

