Page 184 - Demo
P. 184


                                    Ngrohja globale një kërcenim real për tërë njerëziminNgrohja globale njihet edhe si efekti serrë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serrë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti serrë po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin. Frika aktuale lidhet me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI, temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do të jetë se disa pjesë të akujve polarë do të shkrihen duke shkaktuar ngritjen e nivelit të detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për disa shtete. Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku tjetër. Përmbytjet do të ndodhin përgjatë brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor dhe nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet, do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja shëndetësore, mjedisore, ekonomike dhe politike. Kostoja e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostoja e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë tonë. Në këto kushte, arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostoja e pasojave do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. M. Derti“Meshari” i Gjon Buzukut, pas 5 shekujsh mbërrin në Shqipëri Kisha hyrë në portat e shtetit të Vatikanit, të rrethuar me mure të larta dhe me roja zviceriane me shtiza të gjata ndër duar. Më ishte dukur sikur isha futur jo vetëm në një kështjellë paqësore, por dhe në një tjetër kohë, shumë të ngjashme me përjetësinë.Qetësi dhe rrugë bosh, me vetura të ndaluara dhe ajër si i manastirtë. Dëgjoja hapat e mi nëpër gurë. U ktheva andej nga Biblioteka e famshme. Plotësova ç’duhej me rigorozitet dhe kërkova Librin e Parë Shqip. Doja ta shihja, ta merrja ndër duar, ta ledhatoja… Vetë Prefekti i atëhershëm i Bibliotekës, një kanadez hollak me uniformë të stilizuar prifti, e zezë e gjitha, me pakëz jakë të bardhë, se nga shkoi nëpër ca labirinthe, në Mesjetë me siguri, dhe u kthye me një sasi fletësh ndër duar, pergamena apo fotokopje të tyre. Ky është libri që kërkon? - më pyeti në italishten e tij të bukur, me pakëz akcent. - Shikoje… E mora librin me duart që më dridheshin.- Jo, jo! - thashë me pikëllim të thellë, megjithëse nuk e kisha parë kurrë.- Do ta gjejmë, - shtoi gjithë siguri. - Këtu asgjë nuk humbet. Do të jetë në rikonstruktim.Ndieva dhimbje, dyshim dhe frikë. Të jetë zhdukur vërtet? E vetmja kopje që kishte mbetur në të gjithë botën dhe për çudi nuk ndodhej në atdheun e vet. Rreziku i grabitjes, i zhdukjes së tij, me qëllim, pa qëllim, ishte, është... unë s’besoj se kopja tjetër e “Mesharit” tonë humbi rastësisht në Raguzë, para do kohe. Ç’duhet bërë?... 182
                                
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188