Page 185 - Demo
P. 185
Dhe kundërlajmi mbërriti. Gjithë ngazëllim u ula mbi makinën e shkrimit, poshtë në zyrën time të nëndheshme, kantinë a bodrum, ç’kishte qenë dikur, në vilën e Ambasadës dhe shkruajta fjalinë e parë, rraha tastat me po ato shkronja si të “Mesharit”. U gjet… - dhe thashë me vete: “Shekulli nuk mund të mbyllej pa “Mesharin tonë”… të rikonstruktuar”. Po çoja informacionin në Tiranë, ku qe përhapur lajmi në media se në Vatikan nuk gjendej më Meshari ynë. Po mua më lajmëroi vetë Prefekti i Bibliotekës se këtu asgjë nuk humbiste, kush i përhapte këto lajme të pavërteta? - Libri është gati për përdorim, - përfundoi ai me zë sipëran. …Po gati për në atdhe kur do të jetë?* * * Dhe në një ditë romane plot me diell, në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI, u nisëm nga ngrehina shkretane e ambasadës sonë. Megjithatë më dukej ditë solemne. Takim drithërues, i ëndërruar gjithë jetën. Vetura e sorrtë e ambasadorit na futi në shtetin e vogël, por të madh, në atë shpirtëror, të Vatikanit. Ja portat e Bibliotekës. Kolegu ynë, Zef Bushati, kishte folur me miqtë e tij për një takim me... Mesharin. Po dridhesha. Sikur ndizeshin vetvetiu qirinj. Mezi po prisja në sallë. S’po kuptoja ç’po flisnim. Dhe ja, një nga punonjësit e Bibliotekës së famshme erdhi, e solli. I ngazëllyer dhe ai prej ngazëllimit të syve tanë. M.E.SH.A.R.I. Ja, i vërteti, i gjallë. E prekëm me radhë. Sipas hierarkisë. Me kujdes, jo ashtu, gati thirri punonjësi i Bibliotekës. Unë i fundit. Doja të qaja. Kur m’u duk se nuk po më shikonte kush, e putha. Fletët ishin të mbrojtura.Duhet ta sjellim në Shqipëri, gjëmoi një zë brenda meje. Patjetër, patjetër. Unë kam parë “Mesharin”, doja t’i tregoja kujtdo që takoja, kam prekur Librin tonë të Parë dhe ditët e mia sikur u ndanë para dhe pas Mesharit. Sa i madh do të ishte gëzimi i përbashkët, kur shqiptarët të gjithë ta shihnin librin e tyre të parë në vendin e tyre! Natyrisht që duhet festuar... Visar ZhitiGjuha letrare e njësuar Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare. Në vitin 1824, Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Veqilharxhi ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera. Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore. Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar të gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe variant letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turkoarab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë 183

