Page 186 - Demo
P. 186


                                    diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe.Pastrimi i shqipes nga fjalët e huaja Puna e parë e madhe që bënë shkrimtarët e Rilindjes, ishte pastrimi i gjuhës nga fjalët e huaja,sidomos nga fjalë të burimit turk, që kishin hyrë me shumicë gjatë shekujve të fundit. Ata i flakënjashtë fjalët e huaja pa ngurrim, madje edhe kur kishin hyrë thellë në përdorim. Për punën e tyre krijuese nuk huajtën as fjalët ndërkombëtare, si: anatomi, gramatikë, gjeografi, gjeometri, universitet etj. Rilindësit ishin shumë të vendosur në luftën kundër fjalëve të huaja. Pastrimi i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja nxirrte përpara nevojën e zëvendësimit të tyre me fjalë të krijuara me brumin shqip. Nga ana tjetër, vetë gjerësia e veprave të autorëve tanë kërkonte një leksik më të pasur, me fjalëqë shprehin nuanca të ndryshme të mendimit.Fjalë të reja u krijuan me mjetet e gjuhës amtare, kryesisht me parashtesa, me prapashtesa dhe mepërbërje. Me këtë rrugë shkrimtarët e shekullit XIX ndërtuan shumë fjalë të bukura që përdoren edhe sot. Kështu nga N. Veqilharxhi kemi fjalën fletore; nga Kostandin Kristoforidhi kemi bukëpjekës, kryeqytet, ndërgjegje, udhëheqës; Naimi ka krijuar fjalët cilësi, gjithësi, sasi, vetëdije, vetijë; nga Samiu kemi disa terma të gjuhësisë: folje, mbiemër, nyjë, presje, rrokje; nga Jani Vretoja kemi disa terma të matematikës e fjalë të tjera: mbledhje, mëmëdhe, zbritje etj.184
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190