Page 19 - Demo
P. 19
Një qytet që e do artin, që e ndjek atë hap pas hapi, një qytet që lexon, e tregon atë gjë kudo, në rrugë, në ecjen e njerëzve, në të folurën e tyre, në sytë. Shikoje veten, por mos mendo vetëm për vete. Asnjeri nuk e di ç’mendoj unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Cilin aktor shqiptar pëlqeni më shumë dhe në cilin rol?2 Gjeni përemrat dëftorë dhe shpjegoni përdorimin e tyre (për afër apo për larg).Si doli ky djalë kaq papritur e zuri vend në planet e saj për të ardhmen, atë të ardhme që aq shumë e kish ëndërruar? Atë natë ai e mori të birin mënjanë dhe i foli gjatë për atë histori që kishte mbetur një enigmë nga e kaluara dhe tani kishte dalë në skenë përsëri. Të atillë emocion kishte kohë që nuk kishte provuar, sidomos duke qenë larg vendit të tij dhe i dukej kaq i bukur ky moment. Ajo erdhi me atë gëzimin e saj që ta mbushte shpirtin plot dhe këtë herë e vunë re të gjithë. Ai fliste aq mirë dhe të gjithë menduan se rrallë qëllon të dëgjosh të këtillë njerëz kaq të përgatitur. 3 Plotësoni fjalitë me një pjesë të nënrenditur që lidhet me një përemër lidhor dhe kryen: a. funksionin e kryefjalës; b. funksionin e kundrinorit të drejtë.Për shembull: Ai mori vendimin, i cili ndryshoi jetën e tij.Ai mori vendimin të cilin po e mendonte prej kohë.Në hyrje të fakultetit takova Anën Të gjithë u entuziazmuan kur dëgjuan profesorin E mora me kënaqësi dhuratën Unë dëgjoja këngën 4 Plotësoni fjalitë me një përemër lidhor, që mund të zbërthehet në dy përemra.Zgjidh të pëlqen. të mbjellësh, do të korrësh.Fto në festë të duash. kërkon, gjen.Puno me që të pëlqen. të rrojë, do të shikojë. 5 Plotësoni fjalitë e mëposhtme me formën e duhur të përemrave pronorë.Çfarë duhet të bëja unë atëherë sipas mendjes për të realizuar atë që të gjithë prisnin me aq ankth e shqetësim?Të them të drejtën më habit fjala , sepse sa herë bie fjala për fatin nuk je i zoti të marrësh vendimin e duhur. Sa hap e mbyll sytë, ajo u gjend mu përballë shtëpisë dhe priste që ai të dilte dhe ta takonte. Kur po i afrohesha shkollës filluan pikat e para të shiut dhe rrugët e qytetit filluan të zbrazeshin me shpejtësi.Qyteti kishte kohë që kishte veshur petkun e bardhë të borës dhe qielli ishte gri, një gri e ftohtë që të merrte frymën.6 Përdorini në gjininë dhe në rasën e duhur përemrat e pacaktuar në kllapa.Megjithëse ishte e vogël, ajo i kuptonte (të gjithë) fjalët, edhe pse fliste pak dhe ishte shumë e ndrojtur. Mendimi i (të tërë) ishte që të shkonim në koncert sa më parë për të dëgjuar këngëtarin e preferuar të (të gjithë) .(Disa) u pëlqeu shumë premiera e filmit shqiptar, në festivalin ballkanik të filmit që po zhvillohej në qyteti bregdetar të Durrësit. 17

