Page 20 - Demo
P. 20
TË LEXUARITShtëpitë shqiptare janë zakonisht ndërtesa një-a dykatëshe, të bëra prej guri të fortë e të rrethuara me kopshte e oborre. Ndërtesat e vjetra kanë dritare vetëm në pjesën e poshtme, kurse pjesa e sipërme ka në vend të tyre ato që quhen shqip mazgalla, domethënë frëngji të gjera nga brenda, por që vijnë shumë të ngushta nga jashtë, për të lehtësuar mbrojtjen e vendit në rast sulmesh, meqë gjakmarrja ka qenë një ngjarje e përditshme. Gjithë udhëtarët, deri një shekull më parë, kryesisht anglezë e francezë, e kanë përcaktuar shtëpinë shqiptare, qoftë të të pasurit, qoftë të të varfrit, si një kështjellë dhe shpesh më tërheqëse nga brenda se nga jashtë. Xh. K. Hobhauzi, bashkudhëtari i lord Bajronit, në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, botoi më 1813 një libër të trashë, ku jep këto shënime për shtëpitë: “Banesat e shqiptarëve janë përgjithësisht mjaft të pastra, ndonëse kasollet e tyre rrallë kanë më shumë se një kat… i fshijnë rregullisht dhe meqë janë ndërtuar mirë, janë krejt të thata… Shtëpitë nuk janë të grumbulluara bashkë, po secila prej tyre ka një kopsht. Shtëpia ku u vendosëm… kishte edhe një copë arë, ku disa dynymë të mirë ishin punuar për të rritur duhan, për hardhitë dhe për kopshtin e pemëve e të perimeve. Gjithandej rrotull ishte një mur i lartë guri dhe vetë shtëpia ishte në një oborr të brendshëm, gjithashtu të rrethuar me një mur tjetër, kështu që përbënte një lloj fortifikimi. Në të vërtetë, ne pamë disa frëngji në largësi të rregullta, përmes mureve të dhomës ku u shtrimë, dhe na thanë se i përdornin për pushkët”.Brenda, një shtëpi shqiptare është zakonisht fare e thjeshtë. Pastërtia e zhveshur nuk prishet në shumicën e viseve nga asnjë zbukurim, me përjashtim të ikonës në shtëpitë e krishtera ose të armëve të zjarrit që hijeshojnë muret e shtëpive të myslimanëve. Shumë pak familje kanë tryeza e karrige, ndërsa shtrojat janë dyshekë të bërë vetë me lesh, me pambuk ose me kashtë e të mbuluar me mbuloja prej leshi të ashpër. E vetmja pjesë orendie me rëndësi është zakonisht një arkë e madhe prej druri ahu të gdhendur, me prejardhje nga Venediku, ku ruhen plaçkat me vlerë, si: paja e nuses, sendet e çmuara e stringlat e tjera. Praktikisht, gjithmonë pjesa më në ballë të dhomës dhe qendra e jetesës së familjes është një oxhak i madh, i hapur, me buharinë sipër, që del në rrafshin e dhomës dhe që quhet vatra. Në të vërtetë, zjarri në vatër është aq i shenjtë, sa një nga betimet më të zakonshme ndër shqiptarët është: për këtë zjarr. Megjithatë në këto vise ka gjithmonë një tipar individual, shpesh me një anë artistike të pavetëdijshme. Zonjusha Edit Durham jep përshtypjet nga një shtëpi shqiptare, pasi ka lënë Malin e Zi dhe hyn në Shqipëri: “Në Podgoricë takova përsëri karrocierin shqiptar, Shanin, i cili më kishte shërbyer me shumë besnikëri gjatë vizitave të mëparshme. Ai më mori në shtëpinë e tij. Kishte një kontrast të madh me shtëpitë malazeze. Këtu çdo ANALIZË: TEKST PËRSHKRUES I NJË OBJEKTIShtëpitë shqiptare18

