Page 21 - Demo
P. 21


                                    gjë shndriste dhe rrinte për mrekulli në vend të vet, sepse shqiptari ka shpirt artisti, gjë që malazezit i mungon plotësisht. I lënë vetëm për vetëm, ky i fundit ka shije për të vajtuar.” Një autor tjetër anglez thotë kështu për një banesë shqiptare, ku kaloi një ditë: “Ndonëse ishte e varfër, e kënaqte anën artistike të natyrës sonë jo thjesht nga pamja piktorike, por nga diçka tjetër. Duke e menduar hollë, arrita në përfundimin se më kënaqte fakti që çdo gjë ishte bërë me duart e veta: qilimi mbi të cilin rrinim, i zbukuruar me një lule prej vijash të zeza e ngjyrë qumështi; kapulja e shtrojave; veshjet prej shajaku të endur në vegjë, me lesh natyror delesh dhe të pangjyer, që i mbanin si burrat edhe gratë; madje edhe trarët e gdhendur trashë dhe gurët e mëdhenj të mureve. Gjithçka është një punë dore e ndershme, një art i ndershëm, në të vërtetë një art shumë më i mirë sesa i mjaft gjërave që mbajnë po këtë emër, në të ashtuquajturat qarqe artistike të Evropës më të qytetëruar”.Qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë përgjithësisht një grup i mbledhur shtëpish, secila me kopshtin e vet, por arat i kanë disa kilometra më tutje dhe secila zotëron disa dynymë. Megjithatë, ka edhe një tip krejt të ndryshëm: shtëpia ndodhet në mes të gjithë tokës që ka i zoti. Një tip i tillë gjendet në krahinat e Mirditës dhe në malësitë e Veriut, ku mund të thuhet se në të vërtetë nuk ka as fshatra e as qytete, por me mijëra ekonomi të veçuara, që mbajnë veten. (Fragment nga Shqipëria Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, F. Konica, tekst i shkurtuar)USHTRIME1 Pasi të keni lexuar tekstin, bëni një listë të karakteristikave të shtëpive shqiptare te të cilat ndalet Konica.2 Teksti i mësipërm është tekst përshkrues objektiv apo subjektiv? Nënvizoni pjesë të tekstit që shprehin këto karakteristika të tij. 3 Përqasni karakteristikat e shtëpive shqiptare që përshkruhen më lart, me karakteristikat e shtëpive shqiptare sot. 4 Renditni veçoritë estetike dhe artistike të shtëpive shqiptare.5 Gjeni në tekst dhjetë mbiemra që përshkruajnë karakteristikat e shtëpive dhe zëvendësojini ata me sinonime, pa prishur kuptimin e tekstit. 6 Përmblidheni me pesëmbëdhjetë fjali tekstin e mësipërm, duke ruajtur tiparet e tekstit përshkrues.Shtëpitë shqiptare19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25