Page 22 - Demo
P. 22


                                    MORFOLOGJITRAJTAT E SHKURTRA DHE TË BASHKUARA Karakteristikat e lakimit të përemrave vetorë janë:Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë, në numrin njëjës dhe shumës, nuk kanë rasë gjinore.Në rasat dhanore dhe kallëzore, përemrat vetorë mua, ne, neve; juve, ju; atë, atij (asaj), ata (ato), atyre kanë edhe trajtat e shkurtra përkatëse: më, na, të, ju, e, i, u. Mbani mendKujtojmëTrajtat e shkurtra janë të thjeshta dhe të bashkuara. Kur dy trajta të shkurtra të thjeshta qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ato bashkohen. Në trajtat e bashkuara, trajta e parë është e rasës dhanore në vetën e parë, të dytë ose të tretë, njëjës ose shumës, ndërsa trajta e dytë është e vetës së tretë në rasën kallëzore, njëjës ose shumës. Numri Veta Dhanore Kallëzore, veta e tretë njëjësTrajtë e bashkuarNjëjës I më+ emaII të taIII i uaShumës I na+ ena eII ju juaIII u uaNumri Veta Dhanore Kallëzore, veta e tretë shumësTrajtë e bashkuarNjëjës I më+ im’iII të t’iIII i iaShumës I na+ ina iII ju juaIII u uaTrajtat e shkurtra përdoren gjithmonë me foljet. Ato qëndrojnë:Përpara foljes: E mori provimin. (kë mori? provimin e) Në trup të foljes (ndërmjet temës së foljes dhe mbaresës vetore): Lexojeni me vëmendje mësimin! (Kë lexoni? mësimin e)Në fund të foljes:Pyete mësuesen për veprimtarinë që do të zhvilloni nesër! (Kë pyet? Mësuesen e)Trajtat e shkurtra të bashkuara: ma, ta shkruhen pa apostrof, ndërsa trajtat na e, na ishkruhen ndaras. 20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26