Page 23 - Demo
P. 23


                                    Vihen re përdorime të gabuara të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë, zakonisht në vetë dhe në numër. Shmangia e disa përdorimeve të gabuaraGabime në numëru thashë atyre dhe jo i thashë atyreu dhe i janë trajta të shkurtra të rasës dhanore të përemrave vetorë të vetës së tretë, por u është trajtë e shumësit (atyre u), ndërsa i është trajtë e njëjësit (atij, asaj i). ua dha atyre dhe jo ia dha atyreKur kundrinori i zhdrejtë është në numrin shumës, duhet të përdoret gjithmonë trajta uae formuar nga u + e, ose u + i dhe jo trajta ia, e cila formohet nga i + e ose i + i.na e dha fjalën dhe jo na i dha fjalënKur kundrinori i drejtë është në numrin njëjës duhet përdorur trajta na e, ndërsa kur është në numrin shumës na i.Trajtë e saktë Trajtë e gabuarU tha atyre se mësimi fillon menjëherë pas provimeve.I tha atyre se mësimi fillon menjëherë pas provimeve.Ua dha atyre të gjitha të drejtat e botimit të romanit të ri.Ia dha atyre të gjitha të drejtat e botimit të romanit të ri.Na e keni prishur mendjen fare me atë që keni bërë.Na i keni prishur mendjen fare me atë që keni bërë.Gabime në vetëju dhashë juve dhe jo u dhashë juve Trajta u e vetës së tretë përdoret gabimisht në vend të trajtës ju të vetës së dytë: jua dhashë juve dhe jo ua dhashë juveKur kundrinori i zhdrejtë është në vetën e dytë (juve), atëherë duhet përdorur trajta e bashkuar jua (e formuar nga ju + e ose ju + i) dhe jo trajta ua (e formuar nga u + e ose u + i).u dhashë atyre dhe jo ju dhashë atyreTrajta e vetës së dytë ju përdoret gabimisht në vend të vetës së tretë u.ua dhashë atyre dhe jo jua dhashë atyreKur kundrinori i zhdrejtë i përket vetës së tretë, duhet përdorur trajta e bashkuar ua, e formuar nga u (atyre) + e (atë) ose i (ata, ato) dhe jo trajta jua.Trajta e saktë Trajta e gabuarJu dhashë juve të gjitha porositë rreth projektit të ri. U dhashë juve të gjitha porositë rreth projektit të ri.Jua tregova juve të gjitha detajet e ngjarjes. Ua tregova juve të gjitha detajet e ngjarjes.U thashë atyre që takimi me profesorin do të jetë nesër.Ju thashë atyre që takimi me profesorin do të jetë nesër. Ua dhashë atyre të dhënat e modelit të ri të celularit.Jua dhashë atyre të dhënat e modelit të ri të celularit.21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27