Page 24 - Demo
P. 24


                                    USHTRIME1 Në tekstin “Shtëpitë shqiptare” gjeni trajtat e shkurtra dhe të bashkuara dhe shpjegoni përdorimin e tyre.2 Plotësoni fjalitë me trajtat e bashkuara.Një jetë të tërë ndau buka e hidhur e kurbetit, që afronte dhe mbante larg.Të dy ishin si zogjtë shtegtarë, po lufta atë mot kishte ngatërruar stinët. Shprehja e emocioneve tuaja është një sjellje e shëndetshme, dhe kjo nuk është diçka që ju duhet fshihni.Doni të shikoni revistat e koleksionit të ri të veshjeve? Po, dua hedh një sy. E dinë Edi dhe Eni për mbledhjen që ka lënë shefi sot në drekë? Po thashë dje.3 Korrigjoni gabimet në vetë ose në numër në përdorimin e trajtave të shkurtra dhe të bashkuara.Ua thashë juve gjithçka kisha për të thënë rreth projektit. Ju thashë atyre të mos prisnin më se të gjithë ishin larguar herët. Këtë herë nuk do t’u shkonte kot mundi, sepse me atë kulturë që zotëronte nuk e kishte të vështirë të shkruante një artikull në gazetë. Megjithëse me vonesë, kryeredaktori ia dha gazetarëve të gjitha të dhënat statistikore lidhur me zhvillimet e fundit demografike në vend. Na i dha fjalën se do të vinte menjëherë sapo të mbaronte mësimi. Jua mora numrat e telefonit dhe do ti lajmëroj sapo të shpallet data e konkursit.Mi tregoi të gjitha dhe mbeta pa fjalë nga të gjitha ato që mësova prej saj. 4 Gjeni trajtat e shkurtra dhe të bashkuara dhe analizojini.Një ditë na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkes dallëndyshen, që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse ai ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte. - T’ia japim zonja mëmë, - thoshte ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër… Aq larg do të ma shpiesh Doruntinën time? Se, në e daça për gëzim nuk do ta kem… - Të jap besën, zonja mëmë, se, kur ta duash ti Doruntinën, qoftë për gaz, qoftë për helm, vete unë e ta sjell!5 Gjeni shprehje me trajta shkurtra dhe të bashkuara. Shpjegoni përdorimin e tyre dhe analizojini ato.P.sh.: e bëri për vete (kë? atë e - trajtë e shkurtër, rasa kallëzore, veta e tretë, numri njëjës)më ma m’itë ta t’ii ia iana na e na iju jua juau ua ua22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28