Page 25 - Demo
P. 25
USHTRIME6 Formoni fjali me njësitë të, i, e, duke i përdorur si nyje dhe si trajta të shkurtra.7 Emërtoni fjalët e nënvizuara.Blerina na e përktheu filmin me lehtësinë më të madhe dhe të gjithë u kënaqën nga roli i saj. Shumë nxënës të shkollës sonë morën pjesë në olimpiadën e matematikës dhe na përfaqësuan më së miri.Nuk kishte asnjë dyshim që ato këngë përfaqësonin ndjenjat e popullit, por druhej t’u hapte zemrën të ftuarve që sapo kishin mbërritur. Atij i dukej sikur priste diçka të mirë, sikur donin t’i dhuronin diçka që do t’i ngjallte një nga ato kënaqësi që njeriu i pret t’i vijnë pa kuptuar.– Ua ti qenke! Ti qenke! – përsëriti ai. – Si munde të vije?8 Gjeni trajtat e shkurtra dhe trajtat e bashkuara dhe sqaroni përdorimin e apostrofit. Donte t’i thërriste vajzës dh t’ia jepte përsëri librin me shënimet që i kishte bërë, mendonte t’i tërhiqte vëmendjen me çdo kusht, por e la të ikte. Ata më merrnin për një vjershëtor apo tregimtar fillestar dhe nuk ua hante mendja fare se unë s’e kisha menduar as njërin, as tjetrin. Sipas traditës, rapsodët popullorë, krijimet e tyre më monumentale ua kushtuan ngjarjeve historike më të shënuara.Në krye ia thanë gratë, që s’iu rri gjuha mbyllur në gojë, që andej nga dhoma e tyre, pastaj ia pritën vajzëria e djemuria dhe ua mbajtën fëmijët me të qeshura e me të qara.Ja, do t’ju them se ç’provoj kur nuk ia dal të shkruaj, siç do të doja dhe siç të gjithë ju prisni nga unë.9 Shkruani fjalitë duke vënë në vend të pikave trajtat e shkurtra dhe në vend të kllapave përemrat vetorë në formën e duhur.Drejtori i shkollës po …. shikonte këtë djalë me një dashuri të veçantë. … shikonte dhe …vlerësonte ( ). Djali ….. vështroi në sy me një respekt dhe vëmendje të veçantë dhe i kërkoi ( ) të mbante fjalën e dhënë. Për këtë çështje ….. folëm ( ) që në momentin e parë kur u takuam. Të gjitha do t’…. numëronte, sepse e vërteta duhej të dilte në shesh dhe vetëm kështu mund të çliroheshin e të qetësoheshin ( ). Po …. them sinqerisht ( ) se nuk ishte faji im dhe më erdhi shumë keq që ndodhi ashtu. Drejtori …. dha ( ) të gjitha të drejtat e organizimit të festivalit dhe pas kësaj, ( ) doli në konferencë për shtyp. 10 Në një artikull të shtypit të përditshëm gjeni dhe diskutoni rastet e përdorimit të saktë apo të gabuar të trajtave të shkurtra dhe të bashkuara.11 Përshkruani një objekt, duke përdorur trajta të shkurtra dhe të bashkuara. 23

