Page 26 - Demo
P. 26
TË SHKRUARITPërshkrimi i një vendi lidhet me përshkrimin me fjalë të një ndërtese, relievi, hapësire, parku, liqeni, deti etj.Struktura e shkrimitNë hyrje të një përshkrimi vendi, jepet emri i vendit dhe tregojmë ku ndodhet ai (koordinatat gjeografike dhe përmasa kohore). Gjithashtu, themi se përse është i mirë ky vend dhe përse na pëlqen të shkojmë atje.Në pjesën e zhvillimit përshkruhen me hollësi aspekte të ndryshme të pamjes së vendit që përshkruajmë.Në mbyllje të përshkrimit, bëhet një formulim përmbledhës apo vlerësues i vendit që përshkruhet.Udhëzime për shkrimin Zgjidhni për të përshkruar një vend që e njihni mirë.Përdorni sa më shumë mbiemra dhe ndajfolje, për të përshkruar pamjen dhe atmosferën e këtij vendi: afër, larg, sipër, i bukur, i moçëm, tradicional etj. Disa prej tyre përdorini në shkallën sipërore: më i vjetri, shumë i bukur, i pakrahasueshëm, nuk ka në botë si ai, i pabesueshëm etj.Përdorni sa më shumë shprehje: nga këtu ku unë jetoj, në breg të detit, në qendër të qytetit, përballë muzeut, pranë sahatit etj.Shprehni ndjenja personale: Më pëlqen ky vend… Unë e dua sepse… Ai më kujton… Kam shumë dëshirë… Më krijon qetësi, më frymëzon … etj.Jepni arsyen pse e vizitoni atë vend: Dua ta vizitoj sepse… Arsyeja kryesore është se… Kur shkoj atje…Në fund, jepni këshilla: Unë mendoj se çdo njeri nga ne duhet ta vizitojë atë vend sepse… Mos harroni, merrni me vete edhe…Rilexoni atë që shkruat, duke shtuar dhe duke hequr fjalë. Silleni punimin tuaj në formën më të mirë.Shpërndajuani miqve punimin tuaj. Merrni mendime prej tyre dhe përmirësoni detajet.Lexoni disa herë variantin e përmirësuar për të parë nëse diçka nuk shkon. Bëni përmirësimet e fundit.Redaktojeni punimin tuaj: rregulloni fjalët dhe fjalitë nga ana kuptimore dhe gramatikore. Respektoni rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit.Vlerësoni punimet tuaja të përfunduara.PËRSHKRIMI I NJË VENDIHyrjaZhvillimiMbyllja24

