Page 27 - Demo
P. 27


                                    1 Lexoni përshkrimin e Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës dhe identifikoni elementet e strukturës, të përmbajtjes dhe të gjuhës së përdorur.NË PARKUN E MADH TË LIQENITParku i Madh i Liqenit të Tiranës është një park në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në vitet ‘50. Gjatë kësaj periudhe filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës (rrjeti rrugor, çezmat dekorative, stolat, koshat, ndriçimi etj.).Parku i Madh përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Nga pikëpamja funksionale zgjidh deri në njëfarë mase nevojat e popullsisë për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat. Sipërfaqja e Parkut të Madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial që, me shtrirjen e tij, krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreskë.Sipërfaqja aktuale e Parkut të Liqenit Artificial është 1569337 m2 ose 156,9 ha, ndërsa ajo e Liqenit Artificial është 450 000 m2 ose 4,5 ha.Elementi kryesor i këtij parku, që ndikon së tepërmi si në aspektin peizazhist e dekorativ, ashtu dhe në krijimin e mikroklimës së zonës, është bimësia dekorative që përbëhet nga drurët pyjorë, drurët frutorë, shkurret dhe lulet. Numërohen gjithsej 32958 drurë dhe shkurre.Gjatë ditëve të javës, por sidomos në fundjavë, ai është i mbushur me vizitorë të të gjitha moshave që shëtitin, luajnë dhe kryejnë aktivitete të ndryshme sportive. Së fundmi është ngritur edhe një kënd i ri lojërash, në të cilin fëmijë të shumtë argëtohen duke luajtur në natyrë. Pjesë e këtij parku janë edhe kopshti botanik dhe ai zoologjik, të cilët e bëjnë atë më të larmishëm dhe më tërheqës për qytetarët.Kur shëtit mes pemëve dhe buzë liqenit, të duket sikur nuk të pengon asgjë që të kalosh orë të pafundme aty. Kënaqësia e orëve të kaluara aty të shoqëron gjatë dhe të bën që të kthehesh në rastin më të parë.USHTRIME25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31