Page 29 - Demo
P. 29
LEKSIKOLOGJISinonimet janë të plota (absolute) ose të përafërta.Sinonimet e plota mund të zëvendësohen në mënyrë të ndërsjellë në çdo kontekst. Fjalë të tilla në gjuhë ka pak.Raste sinonimesh të plota hasen në terminologji: gjuhësilinguistikë, drejtshkrim-ortografi etj. Zakonisht, sistemi gjuhësor nuk i ruan për një kohë të gjatë sinonimet e plota.Sinonimet e përafërta nuk kanë shumë dallime midis tyre. Këto dallime shfaqen:SINONIMETKujtojmëTermi sinonim vjen nga greqishtja, synonimos, dhe do të thotë: me kuptim të barabartë. Duke emërtuar të njëjtin send a të njëjtën dukuri, duke shënjuar të njëjtin koncept, sinonimet paraqesin në kuptimet e tyre anë të ndryshme të dukurisë ose të konceptit, japin ngjyrime emocionale dhe kështu e pasurojnë leksikun. Shumë prej tyre kanë më tepër se një kuptim. Kemi dy, tri a më shumë fjalë që shënojnë të njëjtin send, të njëjtin tipar, të njëjtin veprim a të njëjtën dukuri, si: laps-kalem, dhelpër-skile, rrugë-udhë, kurriz-shpinë, gjel-kokosh, hap-çel etj. Këto fjalë formojnë vargje sinonimike, të cilat janë të shumta në gjuhën shqipe.Fjalët sinonime i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës.Kujdes!Në disa nuanca të kuptimit leksikorshikoj – hedh sytë mbi dikë a mbi diçka për ta parë.vështroj – e shoh dikë a diçka me vëmendje.vërej – shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar.Në ngjyrimet shprehëse emocionaleshkrimtar – mjeshtër i fjalës që shkruan vepra letrare artistike.kalemxhi – shkrimtar a gazetar pa vlerë, që shkruan vetëm për të përfituar para.Në aftësinë për të krijuar fjalë të reja dhe për t’u lidhur me fjalë të tjera në grupe fjalësh apo në njësi frazeologjikeThemishkoj në Tiranë, por edhe iki në Tiranë. Por themi vetëm: më shkoi në mend, dhe jo më iku në mend. Ose, në rastin e fjalëve sinonime krye dhe kokë: krye-tar dhe jo kokë-tar, krye-si, dhe jo kokë-si, krye-qytet dhe jo kokë-qytet etj.Sinonimet janë fjalë të ndryshme, por të njëjta ose të afërta nga kuptimi.27

