Page 30 - Demo
P. 30
USHTRIMENë gjerësinë dhe dendurinë e përdorimitPër shembull, nga përdorimi i fjalëve sinonime koshiencë, vetëdije dhe ndërgjegje, rezulton se fjala ndërgjegje është më e përdorur dhe më e përhapur.Nën ndikimin e gjuhëve të huaja shpesh huazohen fjalë që e kanë gjegjësen e tyre në shqipe: eksperiencë-përvojë, adoptoj-birësoj, adaptoj-përshtat. Fjalët sinonimike: mund të fitojnë nuanca të reja kuptimore; mund të përdoren në fusha të ndryshme; mund të dalin nga përdorimi.Shpeshherë, disa fjalë janë sinonime edhe nga shkalla e përputhjes së strukturave kuptimore. Pra, ato kanë të njëjtë vetëm një kuptim, kurse në kuptimet e tjera nuk përputhen: folja “çoj” është sinonime me foljen “ngre” në kuptimin “lëviz diçka nga poshtëlart” (çoj dorën = ngre dorën), kurse në kuptimin “i nis diçka”, folja “çoj” është sinonime me foljen “dërgoj” (i çoi një letër = i dërgoi një letër; i çoi fjalë dikujt = i dërgoi fjalë dikujt). Pra, e njëjta fjalë, në kuptime të ndryshme, mund të ketë sinonime të ndryshme. Më shumë sinonime kanë mbiemrat dhe ndajfoljet. Edhe foljet janë të pasura me sinonime. Më pak sinonime kanë emrat. Kjo lidhet me funksionin e mbiemrave dhe të ndajfoljeve dhe me synimin e folësve për të dhënë përcaktime sa më të sakta dhe të hollësishme. Sinonimet mund t’i shfrytëzojmë për ta bërë gjuhën të larmishme dhe për të pasur një leksik të pasur, ashtu siç veprojnë shkrimtarët.1 Në grupet e fjalëve përjashtoni atë që nuk është sinonimike me të tjerat.nxënës, vajza, shkollarë flet, bisedon, bashkëbisedoni çuditshëm, i dyshimtë, i habiturngutem, shpejtoj, precipitojpërtërij, rinovoj, evokoj2 A janë sinonime fjalët: Toka, planeti, rruzulli? Nëse po, formoni tri fjali me to.përhapje shtrirjei përhapur i shtrirëpërhap shpërndajhap çelshpejt, nxitimthi, kalimthishpjegim, formulim, sqarimi hapur, i kthjellët, i çelurveçoj, mënjanoj, përjashtoji zgjuar, i mençur, i realizuar28

