Page 31 - Demo
P. 31


                                    3 Plotësoni vargjet sinonimike, sipas modelit të dhënë.i lodhur – i stërmunduar, i rraskapitur, i sfilitur, i këputur, i kapitur, i topitur...ulërij dorështrënguarlëkundjeshpejtojpakvlerësoji gjori4 Në tekstin e mëposhtëm fjalët e nënvizuara zëvendësojini me sinonimet e tyre. A pësojnë ndryshime fjalitë? Argumentoni përgjigjen tuaj.Ngado ndihej pranvera. Në qiell lundronin lehtë ato retë e bardha dhe gjithnjënë lëvizje,që shihen vetëm në maj dhe qershor, të cilat duke luajtur vrapojnë nëpër hapësirën e kaltër, për t’u fshehur pastaj, papritmas , prapa maleve të larta: përqafohen dhe shkëputen, herë duke u lidhur si shami, herë duke u prerë në rripa dhe duke u vendosur më në fund në majë të maleve. Era vazhdonte të frynte dhe i lëkundte aq shumë pemët, ende të lagura nga shiu, saqë dëgjoheshin kërcitjet e tyre të lehta dhe mijëra pika që binin përposh dhe ndrinin si shkëndija. 5 Me shprehjet frazeologjike që vijojnë, krijoni çifte sinonimike dhe formoni fjali me to.erdhi nga ana e anësi ra rrotull bisedëss’merr vesh nga dynjajai shoshitën të gjithae kemi si bukë e djathëia futi këmbët në një këpucëi zuri frymënlë prapa krahëve6 Zëvendësoni fjalët e huaja me fjalët shqipe.Është obligim i institucioneve që të nderojnë njerëzit që kanë kontribuar me dekada në avancimin e kulturës sonë. Ai është proces politik dhe bilateral, ndaj i inkurajojmë të dyja palët të vazhdojnë me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim për zgjidhjen e çështjes. Në këtë fushë, politika korrente nuk ka hapur debat dhe heshtja duhet supozuar si aprovim. Këto sisteme e kanë rritur sigurinë në maksimum, duke vendosur stabilitet të jashtëzakonshëm edhe në kthesa të rrezikshme.7 Rishkruani një pjesë të tekstit “Shtëpitë shqiptare”, duke përdorur sinonime dhe pa e prishur kuptimin e tij.29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35