Page 32 - Demo
P. 32
TË DËGJUARITAftësia për të dëgjuar është shumë e rëndësishme në procesin e komunikimit të përditshëm. Siç dihet, të dëgjuarit është një aftësi e natyrshme e njeriut, të cilën e fiton që nga lindja. Të dëgjosh dhe të dish të dëgjosh nuk janë e njëjta gjë. Njeriu dëgjon zëra, zhurma, sinjale në më të shumtën e rasteve në mënyrë të pavullnetshme. Të dëgjuarit në këtë mënyrë është një akt mekanik. Të dëgjuarit e qëllimshëm është një proces mendor që lidhet me dëgjimin e përqendruar të një teksti. Disa nga tekstet që dëgjohen, janë: mësimi, relacioni, njoftimi, bashkëbisedimi, diskutimi, debati, prezantimi, lajmet, emisionet tematike televizive.Që të dëgjuarit të jetë i efektshëm, nevojitet: të jemi të përqendruar, pra të vëmendshëm; ta pranojmë informacionin që dëgjojmë; të tregojmë ndjeshmëri ndaj tij, pra të reagojmë emocionalisht. Dëgjuesi i efektshëm mund ta sinjalizojë angazhimin e tij emocional në bisedë me anë të veprimeve. Kjo do të thotë se duhet të komunikojë me mjete joverbale, si kontakti me sy dhe gjestet. Ai mund të shfaqë edhe angazhimin e tij, duke e zgjeruar temën e bisedës dhe duke kaluar nga pozicioni i dëgjuesit të interesuar në pozicionin e personit që sugjeron alternativa të ndryshme për temën e bisedës, apo përfundime. Përsosja e aftësisë së të dëgjuarit nxit të mësuarit në klasë, pyetjet e mprehta, të mësuarit dhe të menduarit në mënyrë kritike etj. Karakteristika të të dëgjuarit të efektshëmDëgjimi është një anë e rëndësishme e komunikimit njerëzor që përfshin: proceset njohëse të të kuptuarit; proceset afektive: motivimin dhe përkushtimin;proceset e sjelljes që lidhen me reagimet verbale dhe joverbale.Proceset njohëse të të dëgjuarit të efektshëm lidhen me:të pyeturit, i cili lidhet me nevojën e bërjes së pyetjeve për sqarime;parafrazimin, i cili lidhet me qartësimin dhe konkretizimin e informacionit;përmbledhjen, e cila lidhet me strukturimin në mënyrë të përmbledhur, të të gjitha veprimtarive që tregojnë angazhimin e dëgjuesit në bisedë dhe përpjekjet e tij në të. RËNDËSIA E TË DËGJUARIT NË KOMUNIKIMIN NJERËZOR 30

