Page 33 - Demo
P. 33
USHTRIME1 Dëgjoni tekstet (e regjistruara ose të lexuara nga mësuesi) dhe përcaktoni se me kë lidhen ato: me të dëgjuarit mekanik apo me të dëgjuarit e efektshëm? 2 Plotësoni tabelën, duke përcaktuar fushën e veprimit të tekstit që dëgjohet.Teksti që dëgjohet: FushaMësim biologjie Të mësuaritNjë prozë poetikeLajmet e orës 09.00Një anekdotëNjë debat rreth globalizmitKronikë sportiveHoroskopi i ditësKonferencë për ngrohjen globale3 Dëgjoni tekstin dhe përcaktoni hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.4 Përcaktoni karakteristikat e të dëgjuarit të njërit prej shokëve tuaj gjatë një seance dëgjimi dhe plotësoni tabelën duke vlerësuar çdo karakteristikë nga 1 deri në 10.Kupton tekstin që dëgjohet. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Tregon vëmendje maksimale. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Kupton fjalët, theksin, intonacionin. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Dallon llojin e tekstit. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Lidh pjesët e një teksti të njëjtë. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Ristrukturon tekstin. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Riprodhon fjalë, citate, shprehje, vjersha. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Dallon elementet më të rëndësishme të një teksti.1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Dallon faktet nga opinionet në një tekst. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Dallon fushën të cilës i përket teksti. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Rëndësia e të dëgjuaritTë dëgjuarit është i rëndësishëm, sepse shërben:për të kuptuar një tekst që dëgjohet;për të kuptuar fjalët, theksin dhe intonacionin me anën e të cilit jepet ky tekst;për të dalluar llojin e tekstit që dëgjohet;për të riprodhuar fjalë e citate nga ky tekst;për të dalluar elementet më të rëndësishme të tekstit në fjalë;për të lidhur dinamikën e fakteve dhe të opinioneve të tekstit që dëgjohet;për të dalluar fushën konkrete të veprimit të tekstit në fjalë.31

