Page 36 - Demo
P. 36
TË LEXUARITTeksti rrëfyes është teksti në të cilin rrëfehet një ndodhi, një ngjarje apo një histori e trilluar ose jo, sipas një rendi të caktuar kronologjik. Ai i vendos njerëzit/personazhet në një kohë dhe vend të caktuar. Teksti rrëfyes mund të ketë strukturë të thjeshtë ose të ndërlikuar.Në një tekst me strukturë të thjeshtë, ngjarjet rrëfehen sipas rendit kronologjik [hyrja (fillimi), zhvillimi, mbyllja]. Tekste me struktura të ndërlikuara kronologjike janë tekstet në të cilat:tregohet një histori brenda një historie;zhvillohen paralelisht dy a më shumë linja subjekti;struktura është rrethore, që parakupton nisjen dhe përfundimin e veprimit (ngjarjeve) në të njëjtën pikë;struktura është ciklike (ngjarjet rrëfehen nga personazhe (zëra) të ndryshme, nga këndvështrime të ndryshme). Struktura tipike e një tekstit rrëfyes lidhet me këto elemente:Vendi ku po zhvillohen ngjarjet.Koha kur zhvillohen ngjarjet (koha e ngjarjes) dhe kur tregohen ato (koha e rrëfimit).Personazhet ose njerëzit që marrin pjesë në historinë që po rrëfehet.Hyrja ose parashtrimi i problemit/i çështjes për të cilën po rrëfehet.Konflikti/synimi ose pika kyçe rreth së cilës organizohet e gjithë historia.Ngjarjet përbëjnë një ose më shumë përpjekje nga ana e personazhit kryesor, për të arritur synimin ose për të zgjidhur problemin.Zgjidhja është rezultati i përpjekjeve për të arritur një qëllim të caktuar. Paraqitja e strukturës së tekstit rrëfyes mund të realizohet përmes së ashtuquajturës hartë e ngjarjes. Çdo hartë mund të pasqyrojë strukturën e tekstit rrëfyes në varësi të faktit se sa e ndërlikuar është struktura e tekstit. Tekstet rrëfyese ndahen në dy lloje kryesore: në tekste rrëfyese letrare dhe në tekste rrëfyese joletrare. Ndonjëherë, kufiri mes teksteve rrëfyese letrare dhe teksteve rrëfyese joletrare është i vështirë për t’u dalluar, pasi rrëfimi mund të realizohet me shumë ndjenjë dhe me një gjuhë të figurshme edhe kur teksti rrëfen ndodhi e përvoja të vërteta. KARAKTERISTIKAT STRUKTURORE, GJUHËSORE DHE STILISTIKE TË TEKSTEVE RRËFYESEKoha: Vendi:PersonazhetHyrja (Parashtrimi) Konflikti/SynimiZgjidhja Ngjarjet•••34

