Page 37 - Demo
P. 37


                                    USHTRIMEKarakteristikat gjuhësore dhe stilistike të teksteve rrëfyeseTekstet rrëfyese shkruhen në vetën e parë ose të tretë. (Ka edhe raste të pazakonta kur rrëfimi bëhet në vetën e dytë).Përdoren përgjithësisht folje të së shkuarës, por për ta bërë më të prekshëm rrëfimin ndonjëherë rrëfehet në të tashmen. Në këtë rast, e tashmja përdoret brenda kohëve të shkuara.Për të realizuar një rrëfim sa më objektiv, mund të rrëfehet duke përdorur folje në mënyrën joveprore.Tekstet rrëfyese kanë një denduri të lartë foljesh, të cilat përdoren për të përshkruar veprimet, mendimet dhe ndjenjat. Kanë fjalë lidhëse që tregojnë kohën (pastaj, më tej, pas kësaj, pas një farë kohe etj.), ose që shërbejnë për ta zhvendosur rrëfimin (mu në atë çast, ndërkaq, më përpara kësaj etj.).Ndër figurat letrare, më të përdorura janë: metafora, similituda dhe krahasimi.Në varësi të stilit të autorit, tekstet rrëfyese mund të ndërtohen përmes fjalish të shkurtra, kur synohet të krijohet një situatë dramatike, ose fjalish të gjata e periudhash, të cilat shërbejnë për ta çuar rrëfimin përpara, për të shtuar hollësi dhe për të ndërkallur përshkrime. 1 Plotësoni kllasterin (skemën rreze) e mëposhtëm me tipa të tjerë tekstesh, të cilët i keni trajtuar në klasat e mëparshme.Tekst rrëfyes joletrarkronikaartikull gazetebiografiaproverbat novelatmitetTekst rrëfyes letrar2 Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe përcaktoni nëse është tekst letrar ose joletrar.Le ta shohim tani statujën në punishte. A do të dijë skulptori ta bëjë? Vlerësoni përgatitjen e tij. Njerëzit e asaj kohe e kanë vëzhguar trupin në llixha, në vallet e shenjta, në lojërat publike; ata kanë dalluar dhe u kanë dhënë përparësi atyre formave dhe atyre qëndrimeve që shfaqin fuqi, shëndet dhe veprimtari; kanë punuar me zell të veçantë për të ngulitur ato forma dhe për të mësuar ato qëndrime. Për rreth tre apo katërqind vjet, ata kanë korrigjuar, kanë kulluar dhe kanë zhvilluar idenë e tyre të bukurisë fizike. Nuk ka asgjë për t’u habitur nëse më në fund, ata kanë arritur të zbulojnë modelin ideal të trupit njerëzor. Sot ne e njohim atë, sepse kanë qenë pikërisht ata që na e kanë përcjellë. Nëse sot, duke harruar trupat tanë të ardhur keq apo të dëmtuar, prej plebenjsh dhe mendimtarësh, do të donim të gjenim rishtas ndonjë ravijëzim të formës së përsosur, duhet të nxjerrim mësime, pikërisht nga ato statuja, shtatore të jetës gjimnastikore, të jetës së ngeshme dhe fisnike. 35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41